“Kur sunduesit grinden”, Kadare nominohet për herë të dytë për çmimin “International Booker Prize 2024”

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, është nominuar për herë të dytë për çmimin “International Booker Prize 2024”

Sivjet nominimi bëhet për veprën “Kur sunduesit grinden” “A Dictator Call”, përkthyer nga John Hodgson. Njoftimi u bë nga vetë “The International Booker Prize”.

“A Dictator Calls” ishte në listën e gjatë për Çmimin Ndërkombëtar Booker 2024, i shpallur më 11 mars 2024. – “Kur sunduesit grinden” është vlerësuar nga juria për meditimin magjepës mbi Rusinë sovjetike, autoritarizmin dhe një kohe që nxori shkrimtarë të mëdhenj.

Rrëfimi ngrihet mbi telefonatën e Stalinit me shkrimtarin Boris Pastrenak, ndërsa diskutohet arrestimi i poetit tjetër sovjet Osip Madestam. Nga tre minuta telefonatë, nis gjithë trilli misterioz i kësaj vepre.

Në vitin 2005 Ismail Kadare ishte fitues i këtij çmimi, i njohur ndryshe si “Nobeli tjetër”, me novelën “Ditë kafenesh”.

Artikulli paraprakPropagandistani, newborn-i i Ballkanit
Artikulli tjetërUlet sërish çmimi i qumështit të lopës/ Presidenti i Urdhrit të Veterinerëve kërkon ndërhyrje: Blegtorët, të pasigurt në tregun e dominuar nga lojërat e ‘kartelit’