Kumbulla që kushton 30 milionë euro!

Ëshë padyshim një nga zbulimet më të mëdha të kampionatit italian. Talenti i tij është i padiskutueshëm dhe kjo konfirmohet nga interesimi i klubeve më të mëdh të Europës. Në Itali patjetër, por në radhë për të marrë shërbimet e Marash Kumbullës janë gjigandët e futbollit anglez, gjerman dhe spanoll. Paraqitja në ndeshjen e fundit kundër Juventus, ka detyruar mediat përtej Adriatikut të kthehen të flasin sërish për mbrojtësin shqiptar.

Pasi e vlerësuan me notën 8 dhe i siguruan një vend në formacionin e javës, tashmë elozhet për futbollistin 20-vjeçar kanë kaluar në planin financiar. “Scout” të klubeve më të mëdhenj të Europës kanë mbushur tribunat e stadiumeve për ta ndjekur atë nga afër në ndeshjet e fundit, ndërsa ky interesim ka rritur ndjeshëm vlerën e kartonit të tij.

Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, Marash Kumbulla tani kushton jo më pak se 30 milion euro, ndërsa kjo shifër pritet të rritet akoma më shumë nëse mbrojtësi vazhdon të ruajë këto paraqitje deri në fund të sezonit. Duke qëndruar në atë që raporton e gazeta më e madhe sportive italiane, Inter dhe Napoli janë në një garë të fortë për të siguruar shërbimet e tij, ndërsa interes për të kanë shfaqur Liverpool, Manchester City, Chelsea, Borussia Dortmund dhe klubet e mëdhenj të La Liga.

Artikulli paraprakVdekja e një “gënjeshtari”, që u kthye në hero kombëtar
Artikulli tjetërPaçolli reagon ndaj granatave me gaz lotsjellës që u sollën në Shqipëri kundër protestuesve