Kulla 134 metra e lartë tek 7 xhuxhat po ndërtohet mbi tokë publike

Kulla e lartë, pranë këndit të lojrave 7 xhuxhat, duket se po ndërtohet pjesërisht në tokë publike. Fotot e mëposhtme tregojnë se ndërtimi është shtrirë jo vetëm në truallin privat që ishte parkim, por edhe në pjesën ku më parë ishte parku i lojërave për fëmijë.
Është e paqartë se si bashkia e ka dhënë këtë tokë publike, pasi për tjetërsimin e pronave të saj duhet vendimi i Këshillit Bashkiak. Parku i lojërave u kthye nën administrimin e Bashkisë Tiranë, pasi mbaroi kontrata e shfrytëzimit të tij nga një kompani private e kontraktuar nga bashkia.
Projekti i kullës 124 metra të lartë, e ashtuquajtur Downtown, u miratua në heshtje dhe fshehtësi nga Këshilli Kombëtar i Territorit më 14 prill 2017. Sipas vendimit të publikuar në media, ajo do të jetë ndërtesa më e lartë në Shqipëri.
Ky projekt u miratua në heshtje dhe fshehtësi të plotë nga Këshilli Kombëtar i Territorit më 14 prill 2017. Sipas vendimit të publikuar në media, kulla e quajtur Downtown Albania do të jetë ndërtesa më e lartë në Shqipëri.
Sikurse përshkruhet në vendim:
Lartësia e kullës arrin 133,8 m dhe do spikasë në siluetin e qytetit. Kati perdhe përbëhet prej hapësirës komerciale dhe hyrjeve të veçuara për zyrat dhe banimin.

Zyrat do të kenë hyrje të shoqeruar me holl pritës nga Bulevardi “Bajram Curri”. Banesat do të kenë hyrje të shoqëruar me holl pritës nga ana Verilindore e objektit. Kulla do të ketë funksione të ndara në vertikalitet i quajtur ndryshe “Burger”
Kjo shpërndarje funksionon, duke patur funksione të ndryshme të ndara sipas kateve ku 2 912 m2 të kateve të para do shërbejnë si hapësira komerciale. Në katet që vijojnë do të jenë të lokalizuara ambjentet e zyrave me një sipërfaqe prej 21 840 m2. Në katet e sipërme për të ofruar pamjet më të mira nga lartësia e kullës jane pozicionuar banimet me një siperfaqe rreth 26 208 m2.
Parkimi do të jetë nëntokësor dhe me akses nga Bulevardi Bajram Curri, i cili do të mbulojë rreth 394 vende parkimi.
Ndërtuesit e kullës janë tre nga oligarkët kryesorë të vendit, njerëz shumë të afërt të Kryeministrit Edi Rama: 35 për qind të ndërtimit do të jenë në pronësi të Samir Manes, 35 për qind në pronësi të Shefqet Kastratit dhe 30 për qind pronësi të Nikolin Jakës.

I gjithë projekti është hartuar dhe miratuar në mënyrë klienteliste dhe pa asnjë transparencë. Mbi të gjithë, për projektin nuk është zhvilluar asnjë dëgjesë publike, sikurse e kërkojnë një sërë ligjesh të vendit dhe Konventa Aarhus ku bën pjesë edhe Shqipëria.
Informimi dhe pjesëmarrja e publikut në vendim-marrje është detyrim që buron edhe nga Ligji për Qeverisjen vendore, i cili përcakton në nenin 16 se:
Organet e vetëqeverisjes vendore janë të detyruara të garantojnë pjesëmarrjen publike në procesin e vendimmarrjes.
Përtej konsideratave urbanistike dhe të mirëqeverisjes, shkeljet ligjore për këtë projekt janë të mjaftueshme për të filluar hetime penale për të gjithë funksionarët e përfshirë në përgatitjen dhe miratimin e projektit përfshi Kryebashkiakun Veliaj.
Por në vend të denoncimit dhe kërkesës së llogarisë ndaj tij, të gjitha mediat e vendit po fshehin të vërtetën dhe po i bëjnë reklamë Erion Veliajt.
Tashmë duket se Erion Veliaj në një mënyrë apo një tjetër ka shtrirë ndikimin dhe kontrollin e tij mbi të gjithë median shqiptare, përfshi edhe atë pjesë që nuk kontrollohet nga Kryeministri Rama.

Artikulli paraprak30-vjeçarët e Shqipërisë, me nivel më të ulët arsimor, në krahasim me Rajonin
Artikulli tjetërUshqimet dhe faturat e ujit rrisin çmimet në shkurt