Kukan uron Bashën: Kontribut për të ardhmen europiane të Shqipërisë

Europarlamentari Eduard Kukan ka uruar dje, kryetarin e PD-së, Lulzim Basha për rizgjedhjen e tij në krye të partisë. Në një mesazh të publikuar në Twitter dje, Kukan shkruan:
“Urime të sinqerta z. Lulzim Basha, për rizgjedhjen e tij për të drejtuar Partinë Demokratike shqiptare. Shpresoj se me udhëheqjen e tij do të kontribuojë në të ardhmen europiane të Shqipërisë. Jam duke pritur bashkëpunimin tonë të ndërsjelltë në muajt në vijim”.

Artikulli paraprakFoto, masakra e pyjeve jo nga zjarri por nga bizneset pranë Ramës
Artikulli tjetërProblemi me çmimin e naftës