Kufoma e gjetur në Dajt dyshohet se është e Stafukës

Gjetja e një skeleti të dekompozuar mëngjesin e së dielës në fshatin Shkallë-Tujan, në malin e Dajtit, dyshohet se i përket Enver Stafukës. Ai u rrëmbye afro dy vite më parë në qytetin e Fushë-Krujës nga katër persona të veshur me uniformë policie.
Trupi u gjet nga një bari i zonës, i cili konstatoi pjesë të skeletit dhe më pas njoftoi policinë. Mësohet se po bëhen të gjitha verifikimet edhe për persona të tjerë të humbur në Shqipëri gjatë viteve të fundit. Mbetjet e skeletit u dërguan në laboratorin shkencor për të bërë ADN.
Policia e Tiranës ka nxjerrë dje një njoftim përmes së cilit u bën thirrje qytetarëve të ndihmojnë në identifikimin e një kufome të skeletizuar të dy ditëve më parë. Lexoni më poshtë njoftimin e plotë të policisë.
Kërkojmë ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur identifikimin e një kufome të skeletizuar të gjendur më datë 05.06.2016, në shpatin e malit të fshatit Shkallë-Tuja, i cili është i seksit mashkull, mosha mbi 35 vjeç dhe gjatësi mbi 165 cm. Së bashku me skeletin janë gjendur:
Një palë këpucë, me ngjyrë të zezë, me mbishkrim në pjesën e poshtme të gomës së këpucëve “Clarks”, si dhe shënimet shoqëruese “UK: 7 ½, “MADE IN VIETNAM”.
Një xhup lëkure me ngjyrë të zezë, me etiketë në pjesën e qafës me mbishkrimi “BELUOMO”. Xhupi është me zinxhir metalik dhe në pjesën e brendshme ka një astar me kuadrate me ngjyrat blu, gri, e bardhë dhe kafe. Pjesa e mëngëve, jakës dhe ajo fundore e xhupit është e trikotuar.
– Një kanotierë me ngjyrë si në gri e përmasave XL.
– Pjesë këmishe me kuadrate në ngjyrë rozë, kafe, blu dhe bezhë.
I lutemi qytetarëve, se për çdo informacion që mund të kenë në ndihmë, për të bërë të mundur identifikimin e këtij skeleti, ju lutemi të kontaktoni në numrin e telefonit pa pagesë 129 ose në numrin e telefonit 0694110202.

Artikulli paraprakRrëmbehet si nëpër filma një person në Tiranë
Artikulli tjetërMat, vrau më ‘96 një person, Prokuroria kërkon 18 vite burg