Kufinjtë nuk do të hapen të paktën deri në muajin tetor

Zelanda e Re u bë një nga të pakëtat vende që shpallën fitoren ndaj koronavirusit.

Por kryeministrja e këtij vendi, Jacinda Ardern tha se nuk do të ketë kufij të hapur me pjesën tjetër të botës për një kohë të gjatë.

Megjithatë ajo foli për një ‘flluskë trans-Tasmane’ që nënkupton se njerëzit mund të lëvizin mes Australisë dhe Zelandës së Re pa karantinë.

Komentet e saj i bëjnë jehonë asaj që po përflitet prej kohësh edhe në Europë. Kufijtë e hapur do jenë të pamundur edhe për një kohë të gjatë.

Në këto kushte, disa vende kanë nisur të flasin për ‘flluskat’ e tyre, si në rastin e Zelandës së Re dhe Australisë.

Gjermanët dhe austriakët për shembull mund të kenë liri kufitare pa vendosje karantine.

Të tjera vende flasin për korridore të vendosura për të lëvizur vetëm të huajt. Kroacia dhe Greqia mund të aplikojnë të tilla korridore për të thithur turistë të huaj dhe për të shpëtuar disi sezonin turistik.

Më herët është thënë se në Europë nuk do ketë kufinj të hapur deri në tetor. Por edhe atëherë zor se gjërat do ndryshojnë, pasi që tani vendet druhen se vjeshta do sjellë një valë të dytë infeksionesh.

Artikulli paraprakFergusoni u largua dy javë pasi dështoi ta kthejë Ronaldon në United
Artikulli tjetërSi po përgatitet Greqia të presë turistët e huaj dhe kur