Ku po jetojmë vallë!

Nga Lindita METALIAJ

Në xhungël ku jeta nuk vlen fare!

Mbrëmë vëlla e motër u ekzekutuan në oborrin e shtëpisë. Tre vajza të vogla që mbrëmë dhe për gjithë jetën do jenë pa nënën e tyre të dashur.

Ku po shkon familja shqiptare?

Një tjetër ngjarje e rëndë tronditi edhe Durrësin pak minuta më parë, burri vret gruan e tij ne dyqanin ku ajo punonte.

Deri kur do shohim e do dëgjojmë ngjarje të tilla makabre?

Ku është dora e shtetit?

Kush mban përgjegjësi për jetët e humbura?

Ku po shkon institucioni i familjes?

Është detyrë e çdo gruaje, çdo nëne, e ç’dokujt në shoqërinë shqiptare të reagojmë sa nuk është tepër vonë.

Jeta e shqiptarëve nuk vlen fare, e gruas disa herë më pak!

Ku janë institucionet ligjsbatuese dhe parandaluese!

Shteti ligjor inekzistent!

Ky është realiteti i hidhur në të cilin jetojmë dhe po rrisim fëmijët tanë!

Artikulli paraprakKurti bën publike marrëveshjen sekrete të Thaçit për të mos lejuar forcat e Kosovës në Veri
Artikulli tjetërNën shembullin e Edi Ramës, burrat dhunojnë e vrasin gratë dhe askush nuk mban përgjegjësi!