Kthesë e papritur nga Barcelona në rastin e Suarez…

Ishte me një këmbë jashtë Barcelonës, por interesante është fakti se që nga zyrtarizimi se Lionel Messi do të qëndrojë, po ndryshon dalëngadalë edhe situata e Luis Suarez.

Trajneri i ri i Barçës, Ronald Koeman, ka dhënë sinjale se Suarez mund të qëndrojë të paktën deri në vitin 2021, ashtu si Lionel Messi.

“Unë kam biseduar me të, le të shohim nëse ka ndonjë rrugëdalje apo jo. Ne gjithmonë kemi thënë që i respektojmë kontratat. Nëse Suarez qëndron, ai do të jetë një lojtar më shumë në skuadrën tonë”, deklaroi Koeman.

Ka zëra se ndikimi i Messit mund të bëjë të veten, që mos ta humbasë shokun e ngushtë brenda dhe jashtë fushës.

Artikulli paraprakShtatë ushqime të shëndetshme që përmbajnë vitaminë D
Artikulli tjetërJa si të mbroni sytë nëse rrini me orë të tëra para ekranit të kompjuterit