Kryeministri Conte firmos dekretin: E gjithë Italia në karantinë

Italia është vendosur e gjitha në karantinë. Pas vendimit të së dielës për të ndaluar lëvizjen në Lombardi dhe 14 provinca të tjera, mbrëmjen e sotme kryeministri Italian Conte ka vendosur që i gjithë vendi të futet në këtë regjim karantine, duke bllokuar cdo lëvizje të brendshme.

Në dekret qytetarëve u ndalohen qëndrimet në vende publike, si kafene, pub-e dhe restorante. Koronavirusi ka prekur edhe sportin, pasi janë pezulluar të gjitha ngjarjet sportive, përfshirë Serie A, kampionatin e futbollit. Gjithashtu palestrat janë mbyllur.

Artikulli paraprakNuk ka qeveri, Presidenca ngre task-forcë kundër virusit: Na kontaktoni
Artikulli tjetërFaqja e pare