Kryeministri britanik Boris Johnson infektohet nga Covid-19

Në një video të postuar në Twitter minuta më parë, Kryeministri, Boris Johnson, konfirmoi se ai kishte zhvilluar simptoma të buta – “një temperaturë dhe kollë të vazhdueshme” – gjatë 24 orëve të fundit dhe, me këshillën e shefit të mjekësisë, ai bëri një test i cili ishte pozitiv për koronavirusin.

Johnson tha se ai po izolohet dhe po punon nga shtëpia. Ai tha falë “magjisë së teknologjisë moderne” ai do të vazhdojë të udhëheqë luftën kombëtare kundër virusit.

Ai falënderoi NHS dhe të gjithë ata që punojnë për ta mbrojtur vendin nga pandemia dhe përsëriti që qëndrimi në shtëpi është thelbësor për ndalimin e përhapjes së virusit.

Ai shkroi në Twitter:

Gjatë 24 orëve të fundit kam zhvilluar simptoma të buta dhe jam provuar pozitiv për koronavirus. Tani jam duke izoluar, por do të vazhdoj të drejtoj përgjigjen e qeverisë përmes konferencës video ndërsa luftojmë kundër këtij virusi. Së bashku do ta mundim. #StayHomeSaveLives

Artikulli paraprakDy Luigjët!
Artikulli tjetërGjendet i vdekur 50-vjeçari në Shkodër, dyshimet…