Kryemadhi, thirrje shqiptarëve për protesta!

Nga Konventa e Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryetarja Monika Kryemadhi bëri thirrje për protesta. “Ne duam të jemi për ato vajza që janë bërë lodra për krimin, që të jenë me integritet dhe besim. Duhet të luftojmë për djemtë tanë që duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre. Ne duhet të luftojmë për ato burra dhe djem që krimi ka zaptuar trupat e të cilëve nuk gjenden.
Ne e duam Shqipërinë, ashtu siç duam familjen. Ne jemi sot për të gjithë Shqipërisë. Ne jemi një popull që ka një zemër të madhe dhe luftëtare. Ne jemi popull që dimë të luftojmë, jemi një popull që kemi mbijetuar përabllë mijëra pushtimeve. Jemi një popull që askush nuk mund të na përdhosi. Fundi i tij ka qenë i frikshëm dhe i dhimbshëm. Ne kemi një mision i cili është i qartë të kthejmë shqiptarët në Shqipëri, të ndërtojmë Shqipërinë europine”, tha Kryemadhi.

“Lëvizja Socialiste për Integrim i jep dorën çdo socialisti, demokrati, ballisti dhe komunisti, pa parti”. Kështu deklaroi nga Konventa e LSI-së Monika Kryemadhi.
Gjatë fjalës së saj në podium përpara anëtarëve të LSI-së Kryemadhi deklaroi se sot më shumë se kurrë shqiptarët kanë nevojë për besim dhe për lëvizje.
“Shtëpia e shqiptarëve është Shqipëria. Për të ndërtuar integritetin e vendit tonë, ky është misioni i të rinjve dhe të rejave. Ky është misioni jonë dhe i nënave shqiptare për të zgjuar atdhedashurinë tek vendi ynë. E ardhmja e Shqipërisë janë ata studentë, ata të rinj. Shqipëria është ajo që kemi më shumë nevojë. Sot më shumë se kurrë shqiptarët kanë nevojë për besim, për lëvizje. Ashtu siç kemi dhe emrin, LSI. Le të kthehemi Lëvizja Socialiste për Integritet. I japim dorën çdo socialisti dhe demokrati, ballisti dhe komunisti, pa parti. Ky uzurpim ka një rrugë për ta ndaluar, bashkimi në rrëzimin e tij. Ne do të marrin përsipër çdo sfidë. Në emër të atyre djemve dhe vajzave, unë besoj se Shqipëria ka të ardhme. I lutem Zotit për mëkatet tona, ndaj kësaj të keqe që na ka pushtuar”, tha Kryemadhi.

49750943 10213423156041165 4078478747890614272 n

Artikulli paraprakKryemadhi me tone të ashpra: Nuk e tradhtojmë Shqipërinë!
Artikulli tjetërEdi Rama, ky shpifurinë dhe i lajthitur…