Kryemadhi: Nuk ka nënë e bir, babë e gocë, që ta shpëtojë Edi Ramën

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë një interviste në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, është shprehur se e ka nisur fushatën elektorale.

Ndërkaq, e pyetur nga gazetari Çim Peka, nëse do arrijë Rama të përçajë opozitën, ajo u përgjigj prerë: që LSI do të bëjë koalicion vetëm me PD.

Nga nesër filloni fushatën, apo nisni pushimet?

Unë e kam nisur fushatën me kohë. Kam qenë në disa qytete.

A duhet të dini një gjë. Bashkia e Divjakës ka më shumë të punësuar se bashkia e Tiranës.

Nuk ka nënë e bir, babë e gocë, që ta shpëtojë Edi Ramën.

Do të dalë më i turpëruar se në vitin 1992, kur humbi Partia e Punës dhe humbjen më të madhe Ramës, do të ja sjellin socialistët e vet.

A do arrijë Rama të ju përçajë në 2021?

Ne si Lëvizje Socialiste për Integrim, e them që sot, se ne jemi në koalicion vetëm me Partinë Demokratike dhe në vitin 2021, nuk do të ketë asnjë deputet të LSI-së apo të PD-që të shkojë me Edi Ramën.

Deri tani ai ka blerë seksin, por nuk ka më asgjë çtë blejë.

Artikulli paraprak“Zoti na ka bërë sprovë për njëri-tjetrin”, mesazhi i Bashës për Kurban Bajramin
Artikulli tjetërTragjedi në Shkodër, mbyten në lumin Buna dy presona, njëri 14 vjeç