Kryemadhi: Balla nuk del i pastër nga akuzat për lidhjet me krimin, Rama nuk e zëvendëson se është palë

Kryetarja e LSI, Monika Kryamdhi gjatë një takimi me të rinjtë e LRI, në Njësinë nr.1 në Tiranë ushpreh se, kryeministrit Edi Rama ka kapur drejtësinë dhe po mbyt shpresën, pasi shumica e të rinjve kërkojnë të largohen nga vendi.
“Më thoni sa prej jush duan të largohen nga Shqipëria? Ja e shihni shumica prej jush kërkojë të largohen nga ky vend i mrekullueshëm. Kjo nuk duhet të ndodhë dhe e vetmja mënyrë për rikthimin e shpresës dhe largimin e kësaj qeverie është revolta”, tha ndër të tjera Kryemadhi, ndërsa shtoi se po të kemi një politikë pa kriminelë, do të kemi një ekonomi më të fortë.
Ndërsa u ndal tek debati i zhvilluar në Parlamentin Europian, Kryemadhi tha se, ishte normale kërkesa e opozitës, përderisa Taulant Balla nuk del i pastër nga akuzat që i bëhen për lidhje me krimin.
“Sot opozita ka kërkuar që Taulant Balla të mos jetë bashkëkryetar i delegacionit, dhe është normale, përderisa nuk del i pastër nga akuzat për se ka qenë dëshmitarë i kërcënimit me armë të oficerit të policisë, përderisa nuk hedh poshtë lidhjen e tij me trafikantin Bego. Edi Rama mund ta zëvendësonte lehtë me Mimi Kodhelin apo deputetë të tjerë, por këtë nuk e bën sepse është i lidhur me krimin”, theksoi Kryemadhi.
Më tej ajo i bëri thirrje rinisë të zgjohen pasi LSI do t’u dalë në krah.

Artikulli paraprakBabalja: “Më kërcënuan dhe më ofruan 150 mijë dollarë në Tiranë, të thosha që është false biseda me Gonin”
Artikulli tjetërSi po e mbulon Rama skandalin e audiopërgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm