Babalja: “Më kërcënuan dhe më ofruan 150 mijë dollarë në Tiranë, të thosha që është false biseda me Gonin”

Albert Veliu, i njohur me emrin Babale, ndodhet ende në Kosovë, aty ku kërkoi azil politik pasi iku nga Shqipëria.
Albert Veliu u kap nga policia kosovare në kufi, ndërsa me të birin tentonte të ikte në një nga vendet e Bashkimit Europian.
Ndërsa në Shqipëri për të është dhënë një urdhër-arresti, dosja me kërkesën e ekstradimit është nisur për në Kosovë.
Albert Veliu do rrëfejë sonte ekskluzivisht për emisionin “Open” në Top Channel versionin e tij të ngjarjes që ka pushtuar debatin politik në Shqipëri.
Ai tregon se në Kosovë ka provuar kërcënime. “Thjesht më terrorizoi, çdo ditë nga një makinë”, shprehet Albert Veliu.
Prokuroria tregoi në dokumentet e saj se audio-përgjimi ishte bërë për një shumë të premtuar prej 200 mijë euro. Albert Veliu sërish thotë se, ka pasur oferta për t’u shitur.
“Më ofruan edhe 150 mijë dollarë në Tiranë, të thosha që është false e gjitha kjo”, tregon Veliu.

Xhafaj agroni

Artikulli paraprakDeklarata e fortë nga Brukseli: Vetë Balla e ka pranuar se ka lidhje të afërt me një person të lidhur me krimin
Artikulli tjetërKryemadhi: Balla nuk del i pastër nga akuzat për lidhjet me krimin, Rama nuk e zëvendëson se është palë