Kruja sërish në hartën e infektimeve me Covid-19

Pas uljes në minimum të rasteve të reja në fillim të javës, ditën e djeshme u rrit përsëri në mënyrë të befasishme numri i të infektuarve me Koronavirus.

Edhe sot, duket se rastet dhe shënimi i vatrave të reja nuk do të mungojnë.

Burimet bëjnë të ditur se, gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Krujës janë testuar 14 persona dhe 1 prej tyre ka rezultuar pozitiv për Covid-19. Mësohet se rasti i ri është një vatër e re.

Gjatë epidemisë Kruja ka qenë vatër e nxehtë e infeksionit. Rastet me të shumta janë shënuar në disa fasoneri.

Artikulli paraprakBasha publikon fotot e protestës: Triumfi i parë i një rruge që do e shpëtojë vendin nga krimet e Edi Ramës
Artikulli tjetërKonrad-Adenauer nxin Ramën: Shembja e Teatrit, sulmi i medias dhe kánabisi, agjendë autokratike në kohë pandemie