Kroacia ka besim: Mund të ecim përpara

Thonë që oreksi vjen duke ngrënë dhe padyshim që te Kroacia janë me shumë oreks në këtë Europian. Ballkanasit mbetën të pampostur në fazën e grupeve, të cilën e mbyllën në vendin e parë, pasi mposhtën kampionët në fuqi të Spanjës, dhe për më tepër janë nga krahu i lehtë i tabelës çka i bën një ndër skuadrat më të kuotuara për të arritur në finale. Në 1/8 do të përballen me Portugalinë e Ronaldos që u kualifikua vetëm në ndeshjen e fundit në sajë të atij barazimi 3-3 me Hungarinë që dënoi dhe Shqipërinë, dhe Kalinic që shënoi një gol fantastik ndaj Spanjës në një intervistë shprehet pa përdorur terma të ndërmjetëm se, skuadra ku ai bën pjesë është një ndër më të fortat e këtij Europiani.
“Portugalia ka lojtarë të shkëlqyer, por gjithçka varet nga ne, jemi një nga përfaqësueset më të forta, e ndoshta më e forta. Kemi besim, mund të ecim përpara. Ronaldo? Është një ndër lojtarët më të mirë në botë dhe e tregoi në sfidën me Hungarinë. Portugalia varet në pjesën më të madhe nga ai, por janë një skuadër e papaparshikueshme ndaj duhet të përballemi me ta duke dhënë më të mirën”, u shpreh Kaliniç.
Skuadra që kalon duelin Kroaci-Portugali do të ketë përballë në çerekfinalet e Europianit fituesen e çiftit Zvicër-Poloni.

Artikulli paraprak“Brexit” dhe futbolli
Artikulli tjetërJoa Mario: Ronaldo, pikë referimi për Portugalinë