Joa Mario: Ronaldo, pikë referimi për Portugalinë

Cristiano Ronaldo është pikë referimi për Kombëtaren e Portugalisë. I këtij mendimi është mesfushori i luzitanëve, Joa Mario, i cili shprehet me superlativa për tre herë fituesin e “Topit të Artë”. Gjithashtu 23-vjeçari shtoi se kalimi për në fazën e 1/8 “Euro 2016” ishte objektivi  skuadrës. Pavarësisht pozicionimit në vendin e tretë Joa Mario shprehet i kënaqur për suksesin e arritur: “Kualifikimi ishte objektivi jonë kryesor, pavarësisht se nuk arritëm të renditeshim të parët në grup, misioni ynë u përmbush me sukses dhe jam shumë i lumtur për këtë fakt. Përsa i përket Cristiano Ronaldos, mund të them se ai është pikë referimi për të gjithë skuadrën, ai është kapiteni ynë. Në takimin kundër Hungarisë, Cristiano tregoi se është një lider i vërtetë në fushën e blertë. Dëshira ime dhe e të gjithë shokëve të skuadrës është të shkojmë në finale, objektivi është ende i mundur dhe të gjithë në besojmë se mund ta arrijmë”.
Në fazën e 1/8 të kampionatit europian, Portugalia do të luajë përballë Kroacisë. Takimi do të luhet më datë 25 qershor, në stadiumin e “Lens”.

Artikulli paraprakKroacia ka besim: Mund të ecim përpara
Artikulli tjetërKosovë, bankat në rrezik nga sulmet kibernetike