Kriza e depresionit, vetëvrasje në Skrapar

Një tjetër vetëvrasje ka ndodhur të shtunën në Skrapar, në fshatin Selan. 34-vjeçarja M.Y., në banesë, në kushtet e depresionit është vetëvarur. Ka qenë i shoqi dhe fëmijët ata që kanë gjetur trupin e pajetë të së resë.
Gruaja mësohet se prej kohësh ishte në gjendje të rënduar psikologjike, çka mendohet se e ka shtyrë drejt aktit fatal. Sipas dëshmive të të afërmve, e ndjera nuk kishte probleme familjare, por se gjithçka mendohet të ketë ndodhur në gjendje të rënduar psikologjike. Lidhur me këtë rast për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit. Gjatë ditëve të fundit, janë shënuar disa ngjarje të ngjashme.

Artikulli paraprakPërmbysje veneciane e kapjes së drejtësisë
Artikulli tjetërEdhe mësuesit në protestë për shpërblimin