Kriza, BSH injektoi 30 miliardë lekë në treg në 6-mujorin e fundit 2016

Edhe gjatë vitit 2016 Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në tregun e hapur duke injektuar likuiditet. Nevoja për likuiditet në tremujorin e parë 2016 ishte 10 mld lekë, ndërsa në gjashtë muajt e fundit 30 mld lekë. Ndërsa portofoli i rezervës valutore të BSH deri në dhjetor 2016 ishte 2.9 mln euro ku më shumë se 90% e porfotolit u investua në institucionet e cilësisë së lartë.
Gjatë vitit 2016 likuiditeti mesatar i injektuar nga Banka e Shqipërisë nëpërmjet operacioneve në tregun e hapur ka qenë rreth 24 mld lekë, kundrejt 29.5 mld lekëve që ishte vitin e 2015 dhe 24.5 mld lekë që ishte më 2014. Raporti i Bankës së Shqipërisë thotë se nevoja për likuiditet në sistemin bankar ka ardhur në rritje gjatë vitit 2016 prej nivelit mesatar 10 mld lekë në tremujorin e parë në nivelin mesaar 30 mld lekë në tremujorin e fundit. Gjatë vitit të kaluar, Banka Qendrore ka kryer operacione strukturore duke blerë dhe shitur bono thesari të Ministrisë së Financave me qëllim uljen e zotërimit në disa emetime 3-mujore dhe 6-mujore, ku përqendrimi ka qenë mbi 60%. Sasia totale e bonove të thesarit të zotëruara nga Banka e Shqipërisë nuk ka ndryshuar prej fundit të 2015, vit gjatë të cilit portofoli pësoi rënie.
Protofoli i rezervës valutore të Bankës së Shqipërisë deri në dhjetor 2016 ishte 2.944 mln euro. Më shumë se 90% e portofolit të rezervës valutore rezulton e investuar në institucione me renditje të cilësisë së lartë. Banka e Shqipërisë ka blerë 58 mln euro valutë nga Ministria e Financave, nga të cilat 56.7 mln euro nga vetë ministria dhe 1.24 mln euro nga institucionet e tjera. 12.45 mln euro është shlyerja e detyrimeve të BSH ndaj FMN dhe qeverisë së Greqisë. Efekti i rivlerësimit për portofolin llogaritet në një vlerë negative prej rreth 33 mln eurosh.
Në mbyllje të muajit dhjetor pati një rritje të ndjeshme të stokut të rezervës bruto, si rrjedhojë e zhvendosjes së likuiditetit në valutë të bankave të nivelit të dytë nga jorezidentët në formën e rezervës së tepërt pranë Bankës së Shqipërisë.

Artikulli paraprakRashica në histori me Vitessen
Artikulli tjetërShqipëria me pagat më të ulta në Ballkan