Krim shtetëror: Maska, mbetje spitalore po u jepen qendrave spitalore për mjekët e qytetarët!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Bardhi ka denoncuar sot një krim shtetëror të ministrisë së Shendetësisë dhe ministres, që u ka servirur qendrave spitalore maska të skaduara që në të vërtetë janë mbetje spitalore, që duhet të ishin asgjesuar.

Bardhi i bëri thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të hetojë këtë krim shtetëror dhe të merren me urgjencë masat për heqjen e këtyre mbetjeve spitalore nga qendrat spitalore.

Deklarata e Bardhit: Ministria e Shendetesise ka shperndare maska te skaduara per personelin mjekesor

Data e skadences se maskave te shperndara eshte 20 dhjetor 2011. Maskat e shperndara per mjeket nuk jane mjete mbrojtese, por mbetje spitalore.

Denoncimi erdhi nga mjeket, te cilet kane patur irritime ne fytyre. Prokuroria duhet te nise hetimet per krimin shteteror te shperndarjes se maskave te skaduara.

Pergjegjese direkte eshte ministrja e shendetesise qe ka urdheruar shperndarjen e maskave te skaduara.

Artikulli paraprakBerisha denoncon mashtrimin e qeverisë me “pacientin zero”: Tentuan të…
Artikulli tjetërNjë grua nga Durrësi e konfirmuar me koronavirus, një burrë i dyshuar: Ishin në ceremoni varrimi