Kreu për BE-në në Bundestag paralajmëron Ramën: Nuk e ke kaluar provimin, Gjermania nuk ka vendosur ende

Pas rekomandimit pozitiv për çeljen e negociatave me Shqipërinë, ka reaguar kryetari i Komisionit parlamentar për çështjet e BE-së, Gunther Krichbaum.
Në një prononcim për DË shqip, zyrtari i qeverisë gjermane tha se rekomandimi i Komisionit Europian nuk mjafton për hapjen e negociatave për Bundestagun gjerman.
“Perspektiva e Shqipërisë në BE është realiste. Shqipëria është kandidate, por ne do ta lexojmë me vëmendje raportin e progresit. Sepse nuk mjafton vetëm rekomandimi i Komisionit të BE-së për hapjen e kapitujve të anëtarësimit. Ne si Komision i Europës, por edhe unë personalisht dua të konsultoj edhe raportet e tjera për të marr këtë vendim, si për shembull raportin e Transparency International, raportin e Ëorld Bank dhe raporte të tjera ndërkombëtare. Ne, si grup parlamentar i CDU-CSU, kemi formuluar në nëntorin e parvjetshëm pika shumë të qarta, dhe tani duam të dimë se sa janë plotësuar ato. Do të krahasojmë se sa ka ndryshuar situata nga nëntori i vitit 2016 deri në prill 2018 dhe vetëm nëse vërejmë se ka pasur përmirësime thelbësore, do të miratojmë hapjen e negociatave të anëtarësimit.“-është shprehur Krichbaum.

Artikulli paraprakPenalltia e Realit dhe reagimi i Buffon/ Vjen reagimi i fortë i presidentit të UEFA
Artikulli tjetërDeputeti akuzon Halitin: Mori 4 milionë USD nga ish-ministri i Mbrojtjes para se ta vrisnin, ku shkuan paratë?