Kreu i të rinjve të CDU: Ndihmoni Lulzim Bashën të bëhet kryeministër që të hapim një kapitull të ri me Europën!

Kreu i të rinjve të CDU-së gjermane, Tilman Kuban gjatë fjalës me të rinjtë e Forumit Rinor të PD iu drejtuar atyre: Kërkoni ndryshimin! Ndihmoni Lulzim Bashën të bëhet kryeministër që të hapim një kapitull të ri me Europën!

Pjesë nga fjala e kryetarit të Forumit Rinor të CDU, Tilman Kuban

Ju jeni pjesë e Europës. Nuk ka asnjë vend tjetër në Europë ku 90 përqind e popullsisë thotë “po, ne duam të jemi pjesë e Eureopë. Unë e di se vendimi i Këshillit Europian shkaktoi shumë zhgënjim në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut dhe ë të gjitha vendet e ballaknit së bashku. Por dua t’ju them: mos u dorëzoni! Ju keni partenrë të mëdhenj në krah.

Ju keni mundësi të mëdha, të ndryshoni sistemin politik. Ju keni mundësi të thoni “ne duam ndryshimin, ne nuk e duam krimin e organizuar, ne nuk e duam korrupsionin, ne nuk duam zgjedhje të manipuluara”. Ju keni një mundësi që t’i thoni brezit më të ri se kjo ëhstë e ardhmja jonë dhe e ardhmja jonë është në Europë, jo në socializëm, jo me mafian e drogës.

Prandaj, Gjermania jo ofron derën e hapur nëpërmjet 9 kushteve të Bundestagut. Prandaj, Lulzim Basha ju ofron një mundësi duke protestiar me të, bërë fushatë me të, dukë iu bashkuar atij, pasi ai është një njeri i jashtëzakonshëm. Ai është gjithashtu mik personal i Angela Merkelit, një nga udhëheqësitpolitike më të fuqishëm në botë.

Por ne vetëm sa mund të hapim dyert. Ju duhet të kaloni vetë. Ju lutem na ndihmoni ta ndryshojmë këtë vend. Ju lutem, ndihmojeni Lulzim Bashën te jëte kryeministër sa më shppejt të jetë e mundur ju duhet të kaloni vetë, që të jetë kryeministri sa më shpëjt të jetë e mundur dhe atëherë, le të nisim një kapitull të ri së bashku si miq. Ky është thelbi.

Miqtë qendrojnë bashkë edhe kur dielli shkëlqen, edhe kur ka kohë të vështira. Ju mund të keni besim tek ne si aleatë në NATO dhe si miq politikë.

Artikulli paraprakPo i gllabërojnë të gjitha! Rama nxjerr në ankand për 172 mijë lekë parkun turistik të Drilonit
Artikulli tjetërBasha, tur kombëtar për rininë: Shqipëria ka potencial për të krijuar punësim dhe mirëqenie