Kreu i PD Fier reagon ndaj kryebashkiakut të Ramës: Armando, mirë që je hajdut, por je dhe gënjeshtar i pa parë!

Nga Luan BAÇI

PD dhe keshilltaret bashkiake te saj kane qene gjithmone ne krahe te qytetareve dhe ne mbeshtetje te tyre!

Protestat u organizuan nga qytetaret fierake dhe ne veçanti nga banoret e NJ.V Portez shume afer qytetit, ne po, ishim ne krahe te tyre, te ndergjegjshem, per katastrofen qe po i pergatisnit banoreve te kesaj zone dhe qytetit te Fierit.

Ju donit ta ndertonit sa me afer zonave te banuara, pasi kostot e transportit uleshin shume dhe fitimet tuaja do ishin shume me te medha, pavarsisht, demit te madh shendetsor per qytetaret, por juve ju interesonte vetem norma e fitimit!

Po eshte e vertet u detyruat dhe anulluat vendimin e KB qe e miratuat vet, kerkuat falje si hipokrit dhe vazhduat me marifete te tjera, ne shume vende te tjera, pa projekte dhe me ne fund u ngulet ne NJ.V Mbrostar ne fshatin Verri, falsifikuat firmat e banoreve, shantazhuat dhe presionuat banoret dhe vazhduat korrupsionin tuaj, duke abuzuar pafundesisht me parat e Shqiptareve!

Tani pas kaq vitesh dhe miliona€ te hedhura, ne po vazhdojme te thithim tym dhe bloze te gatuar nga ju!

Perseri i i vut flaken mbetjeve dhjetra vjeçare te grumbulluara dhe jo pa qellim, tani qe po beheni gati te transportoni mbetjet te iniceneratori, qe te digjen sa me shume ketu ne fushe te hapur, dhe ti llogarisni sikur i transportoni dhe te vidhni sa me shume per xhepat tuaj!

Transporti eshte me i kushtueshmi dhe ju kete po e shmangni sa me shume, kjo ju sjell fitime marramendese, pavarsisht demit te madhe shendetsor dhe afat gjate per qytetaret.

SPAK duhet te hetoj kete afer dhe shume afera te tjera korruptive te bashkise Fier dhe shume institucioneve te tjera!

Qytetaret nuk do tju falin per kete!

Artikulli paraprakKatastrofa në Fier, Baçi: Aferë korruptive për inceneratorin që ka thithur 26.5 milion euro dhe nuk është vënë akoma në funksion
Artikulli tjetërMedia gjermane: Shqipëria, një nga rrugët më të mëdha të drogave në Europë