Kreu i PD Basha në Dibër pas kërkesës së demokratëve. Në qendër të diskutimeve Aleanca Qytetare për Demokracinë

Lulzim Basha është sot në Dibër, burime nga PD bëjnë me dije se kreu i Selisë Blu, ka udhëtuar drejt qarkut veri-lindor me këresë së degës dhe demokratëve të atjeshëm. Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, në të cilën kreu i PD u kërkoi të gjithë drejtuesve të ishin të gjithë sa më parë në terren, për të vijuar aksionin politik, por njëkohësisht për të punuar për afrimin edhe të atyre demokratëve që u u përdorën nga aksioni politik i Berishës. “Ata janë njerëz që kanë sakrifikuar dhe janë të zhgënjyer me ne. Por ne duhet të punojmë me ta, t’i bindim e të bëhemi bashkë”- tha Basha në mbledhejn e Këshillit Kombëtar. Ndërkohë, një nga çështjet që do të jetë në qendër të axhendës politike të Bashës, është Aleanca Qytetare për Demokracinë, tashmë e miratuar nga Kuvendi Kombëtar i 18 dhjetorit si një orgnaizatë partnere e PD, nëpërmjet të cilës synohet hapja e mëtejshme e PD dhe afrimin me grupe të ndryshme shoqërore, nëpërmjet një dialogu dhe bashkëpunimi që tejkalon marrëdhëniet klasike midis partive politike dhe grupeve të interesit.

Artikulli paraprakElektriçisti humbi jetën, arrestohet drejtuesi i punimeve të OSSH-së.
Artikulli tjetërHistoria e Tartit. Si u tronditën dy gazetarët austriakë për varjen e një qeni në burgun e Spaçit.