Kreu i KQZ zbaton dekretin e Presidentit për anullimin e zgjedhjeve dhe braktis mbledhjen

Kreu i KQZ ka deklaruar se është i detyruar të zbatojë dekretin e Presidentit për anullimin e datës së zgjedhjeve dhe se KQZ nuk ka atributet për të gjykuar nëse ky dekret është në zbatim të Kushtetutës apo në shkelje të saj.

Zguri ka braktisur mbledhjen e Komisonit, ndërsa ka lënë në atë tavolinë 4 kamikazat e Ramës që kanë nisur të diskutojnë në kor se dekreti i Presidentit nuk është Kushtetues.

“Është një situatë e pazakontë. Duket si sfidë. Nga një anë kam presidentin që çdekreton datnë dhe nga ana tjetër një mbledhje me një rend dite të thirrur nga dy kolegët e mi. Unë nuk ka të drejtën të diskutoj dekretet e Prseidentit, por vetëm ti zbatoj ato.”, tha Zguri

Anulimi i 30 qershorit, shtyhet me 2 orë mbledhja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve
Mbledhja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve e parashikuar të mbahet në orën 12:00 për të diskutuar mbi vendimin e Presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve është shtyrë me dy orë.

Mbledhja është thirrur nga nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba dhe anëtari Bledar Skënderi në mbështetje të nenit 22 pika 2 e kodit zgjedhor dhe pritet të shqyrtohet dekreti. Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume, në një intervistë për RTV Ora tha se në mungesë të

Gjykatës Kushtetuese, mazhoranca nuk ka hapësira ligjore për të zhvilluar zgjedhjet e 30 qershorit por as për shkarkimin e Kreut të Shtetit.Sipas Kumes, menjëherë pasi deklarata e Presidentit të marrë formën e dekretit, KQZ duhet të ndërpresë punën për organizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Para se të ngrihej nga tryeza Zguri tha se ndodhej para një sfide dhe bëri të qartë se KQZ, institucion inferior ndaj presidentit nuk ka kompetencë për të diskutuar dekretin e kreut të shtetit dhe u ngrit nga tavolina duke ftuar anëtarët e tjerë ta ndjekin nëse kanë të njëjtin mendim.

“Është një situatë e pazakontë. Duket si sfidë. Nga një anë kam presidentin që çdekreton datën dhe nga ana tjetër një mbledhje me një rend dite të thirrur nga dy kolegët e mi. Besoj se ka një hirearki ligjore. Nuk më ka rënë rasti të vëmë në diskutim dekretin e presidentit. Janë 3 raste kur presidentet kane çdekretuar datën e zgjedhjeve dhe kanë caktuar datë tjetër.

Respektimi i ligjeve dhe hierkisë duhet të jetë ajo që duhet të prevalojë. Refuzoj ti futem brendësi, kompetencës dhe arsyeve të tjera sepse nuk është KQZ organi që e ka këtë detyrim. Kam këtu Kodin Zgjedhor, gjithëkush mund të lexojë se deri ku shtrihet hapi i KQZ. A mundemi ne si anëtarë të KQZ, institucion inferior në raport me Presidencën, të refuzojmë një vullnet të tillë?
Për të mos e zgjatur, për mua është një lloj sfide që në një rend dite dy kolegë i bëjnë dekretit të Presidentit.

Personalisht nuk e gjej me vend qetësisht të drejtojë këtë mbledhje të KQZ kur ka debate kaq të forta dhe pa sens juridik. Për të qenë i qetë vetë në këtë paqartësi të madhe që ka përfshirë vendin unë jam i detyruar të çohem dhe kolegët të vazhdojnë mbledhjen, ose nëse janë në të njëjtën logjikë me mua mund të më bashkohen.

Por nuk kishin të njëjtin mendim me Zgurin 4 anëtarët e tjerë të cilët e quajnë dekretin e presidentit “nul”. Pas largimit të Zgurit, mbledhja u drejtua nga Denar Biba i cili e quajti aktin e presidentit “nul” , tha Zguri.

Në një akt të papreçedentë, katër anëtarët e PS kanë vendosur të mos zbatojnë dekretin urdhërues të Presidentit për anullimin e zgjedhjeve dhe të shkojnë më tej duke i lejuar vetes të bëjnë interpretim ligjor të tij.

“ Shfuqizimi i dekretit është shkelje e hapur dhe flagrante kushtetuese dhe ligjore duke lënë Shqipërinë pa datë zgjedhjesh dhe praktikisht pa proces zgjedhor. Në reskept të nenit 180 të Kodit të Procedurës Administrative akti administrativ është absolutisht i pavlefshëm dhe nuk sjell asnjë pasojë juridike. P

avarësisht faktit nëse është konstatur apo jo si i tillë ai konsiderohet se nuk ekziston. Çdo subjekt publik apo privat që ndesh një akt të tillë nuk i nënshtrohet rregullave të tij dhe nuk e merr parasysh gjatë veprimtarisë së tij.

Unë vlerësoj se KQZ ka detyrimin të vijojë me organizimin e zgjedhjeve të datës 30 qershor, në mënyrë që më 30 30 qeshor, si Kushtetuta e parashikon, ka zgjedhje çdo 4 vjet, dhe jo çdo 5- 6- 7 sic do X apo Y. KQZ ka detyrimin të vazhdojë punën për të çuar shqiptarët, ata që dëshirojnë qofshin 2 apo 200 , që dëshirojnë që në datën 30 të shkojnë të votojnë ne kemi detyrimin tia mundësojmë këtë”, thotë Biba i KQZ.

Artikulli paraprakTërbohet Turqia: Mbahet dy orë në aeroport, furçë tualeti në vend të mikrofonit për kapitenin
Artikulli tjetërRama anulloi takimin në Kamëz pas paralajmërimit për një përballje popullore sot, deklarata e Mziut