Kosi, ushqimi që duhet konsumuar çdo ditë

Kosi është ushqimi që mjekët këshillojnë të konsumohet çdo ditë, pasi ai ka vlera dhe elementë ushqyes të lartë. Kosi është i rekomandueshëm gjithashtu nga dietologët, pasi studimet kanë treguar se nëse e konsumoni kosin para çdo vakti, do të keni rezultate të mira në humbjen e peshës.
Kosi ndihmon në humbjen e kilogramëve pa e dëmtuar shëndetin dhe pa kosto. Ai përmban proteina dhe probiotik që ndihmojnë në tretje. Këto janë dhe përbërësit më të nevojshëm gjatë një diete.
Kosi ndihmon në uljen e presionit të gjakut, në parandalimin e artritit dhe në shëndetin e mirë të dhëmbëve.
Specialistë të dietologjisë kanë zbuluar se kosi është një ndihmës i mirë në luftën kundër gripit apo ftohjes.
Kosin duke e kombinuar me fruta mund ta konsideroni dhe ta konsumoni si një vakt më vete. Përdorni fruta të shumëllojshme në mënyrë që të merrni të gjitha vlerat ushqyese

Artikulli paraprakSi të përdorni sodën e bukës kundër artritit
Artikulli tjetërNaftëtarët në revoltë: “Kërkojmë punë, bukën e gojës! Ku të përplasemi”?!