Korrupsion në kohë pandemie/ Berisha: Narkôqeveritarët janë vënë në garë kush të vjedhë më shumë

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar drejtpërsëdrejti kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn për një vjedhje të pastër dhe të pacipë me tendera me një ofertë dhe me 100% të vlerës.

Berisha shkruan në një postim në Facebook se, narkoqeveritarët janë vënë në garë kush të vjedhë më shumë nën hijen e pandemisë!

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Lajme nga gara te vjedhim sa me shume!
Lal plehu mbush valixhet me tendera me nje oferte dhe me 100% te vleres!

Miq, Epidemi vjedhjesh te papermbajtura ka shperthyer gjate pandemise se covid 19.
Narkoqeveritaret jane vene ne gare kush te vjedhe me shume nen hijen e pandemise?!

Keshtu gazetare investigativ kane gjetur se Lal Plehu midis tjerash ka dhene brenda 12 diteve te pandemise 2 tendera me nje ofertues dhe 100% te vleres. Te dy tenderat se bashku kapin vleren 120 milion leke.

Kjo eshte nje vjedhje e paster e pacipe dhe e paskrupull nga Lal Plehu dhe vartesit e tij!

Ketu me poshte keni raportin e gazetarit investigativ. sb

S’kanë të ndalur tenderat e “lali Erit”, Bashkia e Tiranës jep miliona lekë për blerje bitumi
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 13/05/2020 20:25

Vijojnë tenderët me një konkurrent në Bashkinë e Tiranës. Këtë herë bëhet fjalë për kompaninë “RESULI-ER”, e cila ka fituar tenderin me 100% të vlerës, për blerje bitumi.
Kjo kontratë është lidhur në 30 prill të këtij viti, në një kohë kur Shqipëria po vuan pasojat e rënda ekonomike që shkaktoi koronavirusi, bashkia jep milion lekë për blerje bitumi.
Siç duket Bashkia e Tiranës nuk shqetësohet aspak për këtë fakt ndërsa jep tendera me 100% të vlerës.

Normalisht tenderat fitohen me konkurs, por kjo nuk paska qenë e përcaktuar për këtë kompani, pasi Bashkia e Tiranës ka lidhur kontratë me vlerë 100% të fondit limit.
Tenderi është dhënë nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit Rrugor, fondet nga Buxheti i bashkisë Tiranë.

Fondi limit i këtij tenderi është 67.925.000 (gjashtëdhjetë e shtatë milion e nëntëqind e njëzetë e pesë mijë) lekë pa TVSH. CNA.al ka mësuar se vlera totale përfundimtare e kontratës: 81.510.000 (tetëdhjetë e një milion e pesëqind e dhjetë mijë) lekë me TVSH.
Gjithashtu, kjo ndërmarrje ka dhënë edhe dy tendera të tjerë me garë formale për mirëmbajtjen e rrjetit të ndriçimit publik, ku ka garuar vetëm një subjekt dhe është shpallur fitues.

Bëhet fjalë për kompaninë “ITE Group”sh.p.k, e cila ka siguruar nga Bashkia e Tiranës një tender me vlerë 39.198.200 (tridhjetë e nëntë milion e njëdind e tridhjetë e tetë mijë e dyqind lek) për mirëmbajtjen e ndriçimit publik dhe që mban datën 11 maj 2020.
Ndërkohë, po në të njëjtën datë, kjo kompani është shpallur fituese dhe për tenderin për blerjen e materialeve për ndriçim me vlerë 30.642.000 (tridhjetë milion e gjashtëqind e dyzetë e dy mijë lek). Në dokumentet e Drejtorisë së Përgjithëshme të Rrugëve dhe Ndriçimit Rrugor, Tiranë, i vetmi operator konkurues në garën për këto dy tendera ka qenë “ITE Group”sh.p.k.

Artikulli paraprakPunonjësit e Fasonerisë në Korçë në protestë për pagën e luftës
Artikulli tjetërVendi në situatë të jashtëzakonshme, Veliaj nesër miraton vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar