Koronavirusi/ Shteti i papërgatitur! Koha për përgjegjshmëri, jo për show

Nga Bardh SPAHIA

Fatkeqësisht, por siç pritej Koronavirusi mbërriti në Shqipëri, madje prej me shume se dy javesh siç po del ne pah tani. Dy rastet e konfirmuara zyrtarisht, detyrojnë masa protokollare shumë rigoroze.

Siç e kemi dëshmuar qeveria e papërgjegjshme nuk ka marrë veprime konkrete por vetem show me fjalë boshe në mbledhjen e qeverisë të një kryeministri që jep këshilla bazike mjekesore, nga ato që duhej të ishin të afishuara në cdo vend publik e media, prej kohësh.

Mungesa e transparencës e deritanishme ka fshehur papërgjegjshmërinë e mosmarrjes së masave serioze. Vetë informacioni i ministrisë së shëndetësisë se 2 personat e prekur me Koronavirus, kanë kaluar nga Hani i Hotit po rrëzohet nga autoritetet doganore.

Mendoni kur ky lloj informacioni nuk është i saktë, cfarë përgatitje ka ky shtet? Dhe që nuk ka pikë përgatitje, kjo shihet tek kaosi informativ për mbylljen e shkollave për dy javë.

Vetë ministria e arsimit nuk di cfarë të thotë edhe pse e ka detyrë organike, sepse kryeministri me deklaratën publike e vuri para faktit të kryer!

Koronavirusi nuk zgjedh, mund të prekë secilin, edhe atë që vazhdon të grumbullojë çdo pushtet! Koha te degjohen specialistet. Koha për përgjegjshmëri e jo për show.

Artikulli paraprakMjekja rrëzon propagandën e Ramës: I prekuri me koronavirus nuk u kontrollua në kufi, hyyri më 26 shkurt
Artikulli tjetërVjen konfirmimi, shkon në tre numri i të infektuarve me koronavirus