Koronavirusi/ Rama “sulmon” mjeken që i kërkoi drejtoreshës maska, doreza dhe dezinfektim

Pas audio-regjistrimit të një mbledhje të stafit të Qendrës Shëndetësore nr 8 në kryeqytet të shpërndarë dje nga Partia Demokratike, prej të cilës mësohet se në çfarë kushtesh skandaloze punojnë mjekët shqiptarë edhe në këtë situatë alarmante me rastin e koronavirusit, ditën e sotme ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Ashtu siç bën gjithmonë, ai këtë denoncim të realitetit e ka mohuar dhe madje ka fyer mjeken që ngre problematikat për mungesën, edhe të mjeteve elementare siç janë dorashkat, maskat apo uji që vjen në qendër me orare të kufizuara. Rama pretendon se realiteti nuk është ai që dëgjohet nga kjo mbledhje e mjekëve, por ai që shet vetë në televizionin e tij privat, kur viziton spitalet dhe qendrat shëndetësore.

“Një e papërgjegjshme foli dje jo ka alkool, jo nuk ka alkool. Sigurisht që probleme ka, por kjo nuk është pjesë e realitetit. Kjo është të luash me psikologjinë e njerëzve”, deklaroi Rama sot nga Shijaku.

Artikulli paraprakBasha në Dajç me fëmijët dhe prindërit në shkollën e mbyllur: Do bëj gjithçka që njerëzit të mos ikin
Artikulli tjetërNjë 7 Mars pa mësuesin!