Koronavirusi “pushton” Europën, Trump pezullon fluturimet nga kontinenti i vjetër

Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur të mërkurën se fluturimet nga Evropa për në SHBA dot ë pezullohen. Masat drastike vijnë në mënyrë që të frenohet sadopak përhapja e Covid-19 në SHBA.

Gjithsesi, menjëherë pas deklaratës së presidentit, administrata e tij sqaroi se masat nuk ishin aq drastiki saç mund të kenë tingëlluar. Ndalimi i fluturimeve do të aplikohet vetëm për shtetas të huaj dhe jo për qytetarë amerikanë të cilët do të jenë kontrolluar paraprakisht.

Gjithashtu, Trump-it iu desh të sqaronte se nuk do të bllokohen mallrat nga Evropa. Ai shpjegoi në Tëitter se masat “ do të aplikohen për mallrat e jo për njerëzit.”

Deri më tani, numri i personave të infektuar më koronavirus në SHBA është 1,336 dhe brenda 24 orëve janë shtuar 35 raste të reja. Si pasojë e Covid-19 në SHBA kanë ndërruar jetë 38 persona.

Ndërkohë, numri total i të infektuarve në Evropë ka shkuar në 23,339 ndërsa 951 është numri i personave që kanë ndërruar jetë. Italia vazhdon të mbetet vendi më i prekur.

 

Artikulli paraprakBrenda klinikës ku paguheni për t’u infektuar me koronavirus
Artikulli tjetërRreth 200 ushtarë vdesin në Korenë e Veriut nga koronavirusi, Kim Jong Un: Nuk kemi asnjë rast!