Koreja e Veriut rifillon testimet bërthamore

Koreja e Veriut lëshoi raketa të tjera balistike në det të martën dhe paralajmëroi se mund të fillojë një kurs të ri në përgjigje të manovrave ushtarake amerikano-jugkoreane që filluan këtë javë.

Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike me rreze të shkurtër nga pjesa perëndimore e vendit, tha në një deklaratë shtatmadhoria e Koresë së Jugut. Raketat përshkuan rreth 450 kilometra dhe arritën një lartësi prej rreth 37 kilometrash, thuhej në deklaratë.

Koreja e Veriut ka kryer katër raunde lëshimesh të raketave balistike me rreze të shkurtër në më pak se dy javë, duke ngritur dyshime në lidhje me bisedimet bërthamore për të cilët zyrtarët amerikanë kishin shpresuar se do të fillonin muajin e kaluar.

Pak minuta përpara provës së fundit, ministria e jashtme e Koresë së Veriut lëshoi një deklaratë duke i quajtur stërvitjet ushtarake amerikano-jugkoreane një “shkelje flagrante” të marrëveshjeve të saj të fundit me Uashingtonin dhe Seulin.

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut të hënën nuk i ndryshuan planet për stërvitjet e përbashkëta, ndërsa i bënë thirrje Koresë së Veriut të angazhohet në bisedime bërthamore në nivel pune.

Artikulli paraprakSHBA sinjalizon zbutje të luftës tregtare me Kinën
Artikulli tjetërKush është zonja e dritave të kuqe në dogana?