Koreja e Veriut lëshon raketë të re balistike

Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë tjetër balistike, tha ushtria e Koresë së Jugut.
Pentagoni tha se është duke e vlerësuar lansimin “e mundshëm”, i cili ka ndodhur rreth orës 03:30, sipas kohës lokale.
Agjencia jugkoreane e lajmeve “Yonhap” raportoi se, raketa ka fluturuar në lindje të Pjongsongut, në provincën Pjongan të Jugut.
Veriu ka kryer disa prova raketore në muajt e fundit, duke rritur tensionet me fqinjët e tij dhe Shtetet e Bashkuara.
Nuk është e qartë se sa larg ka fluturuar raketa e fundit dhe nëse ajo ka fluturuar mbi Japoni, ashtu si edhe raketat e mëparshme.
Koreja e Veriut ka kryer testin e fundit me raketë balistike në muajin shtator, vetëm disa ditë, pasi ka kryer provën e gjashtë bërthamore.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është informuar për lëshimin e raketës së fundit derisa ajo ishte ende në ajër, tha Shtëpia e Bardhë.

Artikulli paraprakMerkel dhe koalicioni i madh qeveritar
Artikulli tjetërPDK konteston rezultatin zgjedhor për kryetar të Prizrenit