Koordinatori i OKB: Stabiliteti politik dhe dialogu shumë të rëndësishëm

Stabiliteti politik dhe dialogu janë shumë të rëndësishëm. Këtë mesazh adresoi koordinatori i Përhershëm i OKB-së në Shqipëri, Brian J. Williams nga Berati, i cili inauguroi rikonstruksionet e investuara nga fonde të Bashkimit Europian. Williams hoqi paralele midis investimeve në arsim dhe stabilitetit në vend. “Unë nuk kam asnjë mesazh specifik për zgjedhjet, dua të them që stabiliteti politik dhe dialogu janë shumë të rëndësishme sepse ato ndihmojnë vendin në investime, në programet sociale, turizëm dhe ekonomi”, tha Williams.  Plot 130 fëmijë të lagjes “Barikada” do të kenë më shumë mundësi tashmë të frekuentojnë kopshtin e rikonstruktuar të kësaj lagjeje, gjendja e të cilit linte shumë për të dëshiruar.

Artikulli paraprakAleanca e Konservatorëve në BE: Pa zgjedhje të lira nuk ka demokraci
Artikulli tjetërAlarmi i Mustafajt: Duhet parë gjendja psiqike e Ramës