Dhënia e koncesioneve duke angazhuar burimet financiare buxhetore në afat të gjatë për shlyerjen e tyre cenon financat publike. Sipas ekspertit të ekonomisë Selami Xhepa, filozofia e përdorur kohët e fundit është komprometuese. Xhepa theksoi në një intervistë televizive se buxheti duhet të alokojë fondet e nevojshme për koncesionet dhe këto fonde duhet të jenë të dukshme. Eksperti i ekonomisë nënvizoi rrezikun e korrupsionit, sipas të cilit shmanget vetëm nëse procedurat e prokurimit publik janë të hapura dhe transparente për të gjithë palët që janë në garë. Institucionet financiare ndërkombëtare kanë ngritur vazhdimisht shqetësimin e rrezikut të financave publike nga koncesionet, të cilat nuk mirëmenaxhohen. Vetëm në shëndetësi shërbimet e dhëna me koncesion kapin vlerën e 400 milionë eurove. Koncesionet e dhëna vitet e fundit nga qeveria, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar janë një rrezik i madh fiskal. Në raportin më të fundit të Transparencës Fiskale, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ngritur shqetësimin e mungesës së një regjistri për partneritetet publik privat për të vlerësuar ndikimin që ato kanë në buxhet. Teksa vala e koncesioneve ka përfshirë të gjithë sektorët, duke u shtrirë edhe në menaxhimin e infrastrukturës edhe shërbimeve në shëndetësi, qeveria ende nuk i ka të qarta detyrimet që do të paguajë ndaj tyre. Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka vlerësuar koncesionet si një nga rreziqet më të mëdha fiskale, duke pohuar se në tashmë 55 partneritetet publike dhe private tashmë zënë 7 për qind të PBB dhe të tjera janë përfshirë në proces. Ligji i koncesioneve kërkon Ministrinë e Financave për të mbajtur një regjistër të partneritetit publik privat për të vlerësuar ndikimin i tyre buxhetor para se ata të jenë nënshkruar, por qeveria nuk e ka publikuar regjistrin dhe nuk ka dijeni mbi parashikimet e pagesave që do të bëjë gjatë zbatimit të kontratave, referon Fondi Monetar Ndërkombëtar në një raport të posaçëm për transparencën fiskale.
Kryesore
Continue to the categoryShteti në funksion të bandave, por Edi Rama vijon të flasë...
Nga Desada Metaj
Operacioni i madh, ndalimet dhe urdhërarrestet ndërkombëtare për ata që konsiderohen bosët e botës së krimit dhe të “paprekshmit” nga ligji dhe...