Konsulli i Nderit i Serbisë dhe Kosovës në New York mbledh Ramën, Thaçin dhe Ahmetin në lokalet e kukurrecit në Llogara

Ajo që Rama njeh më mirë se gjithçka nuk janë institucionet zyrtare të shtetit, por fatkeqësisht tryezat jashtë këtyre institucioneve ku është më e lehtë të bëhen pazare në dëm të intesave kombëtare. Pa teklif Rama takohet edhe në vende publike me biznesmenë, të cilët ajo që dinë të bëjnë më mirë është tregtia.

Kjo ka ndodhur së fundmi edhe në një takim me biznesmenin, Sal Rusi, për të cilin thuhet se i ka ndërtuar edhe një vilë gjigande Ramës në Neë York. A mundet politika dhe intersat kombëtare shqiptare të gjejnë zgjidhje në lokalet me kukurrec të LLogarasë?

Një nga familjet me influencë, ajo e biznesmenit Sal Rusi, e cila është bërë e njohur pasi ka lidhje politike në SHBA dhe u caktua konsull nderi në Nju Jork për Kosovën dhe Serbinë, po angazhohet për të lehtësuar afrimin e partive shqiptare në Maqedoni që të koordinojnë qëndrimet politike për të fuqizuar pozitën ngaqë së bashku përbëjnë 32 vota, shkruan Shqip.

Disa nga pjesëtarët e kësaj familje kanë mbërritur në Tiranë me avion privat nga SHBA dhe siç mësohet kanë pasur takim në një lokal të Llogarasë me Kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Ata kanë biseduar pikërisht për rrugët e gjetjes së një baze të përbashkët dialogu. Më pas, ata së bashku edhe me figura të tjera të shoqërisë dhe biznesit në Maqedoninë e Veriut, kanë nisur përpjekjet për të unifikuar faktorin shqiptar, ku më në fund u ra dakord për një takim të premten.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit me kreun Socialdemokrat Zoran Zaev, tha se bisedimet tani kanë filluar, por shpreson që palët të kenë vullnetin e fortë për t’i tejkaluar dallimet.

“Ne tani kemi filluar nuk ka shumë takime që janë bërë sot është takimi i dytë dhe unë shpresoj që të gjitha palët do të kenë vullnetin e fortë për t’i tejkaluar ato dallime, vështirësitë të cilat janë duke u menduar”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Artikulli paraprak“Më tha do të mas pulsin e zemrës…” viktima tregon si tentoi ta përdhunojë ish-ministri
Artikulli tjetërDreka e Ramës në Dhërmi me Milanoviç dhe një koncesion me vlerë 16 milionë euro