Kongresi amerikan kalon shumën marramendëse për luftën ndaj Covid-19

Kongresi amerikan ka kaluar paketën më të madhe të stimulit financiar, me vlerë 2 trilionë dollarë (1.7tn £), për luftën kundër koronavirusit.

Projekt-ligji tashmë është miratuar nga Senati dhe Presidenti Trump thotë se ai tani do ta nënshkruajë atë sapo ta marrë.

SHBA ka konfirmuar më shumë raste të koronavirusit se çdo vend tjetër, me më shumë se 86,000 teste pozitive.

Më herët Guvernatori i New York-ut Andrew Cuomo njoftoi se do të ndërtohen tetë spitale të përkohshme për të përmbushur një rritje të pritshme të rasteve.

Artikulli paraprakPapa Françesku lutet i vetëm në një shesh të shkretuar: Së bashku të ngushëllojmë njëri-tjetrin
Artikulli tjetërEdhe çmenduria duhet të ketë një cak!