Konflikti në Kepin e Rodonit/ Lirohet ish-deputeti Mark Frroku dhe shtatë të arrestuarit e tjerë

Ish-deputeti Mark Frroku dhe shtatë personat e tjerë, të arrestuar pas konfliktit për pronat në Kepin e Rodonit, janë lënë të lirë nga Gjykata e Durrësit.

Gjykata vendosi lirimin e menjëhershëm dhe vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës “detyrim paraqitje” për Mark Frrokun, Martin Lazrin, Antonio Lazarin, Pal Doda, si dhe për banorët Ylli Reka, Orgito Reka, Erjan Reka dhe Bajram Kaçuli.

Gjatë seancës, avokati i Provincës Franceskane Shqiptare, Sokol Dedndreaj, kundërshtoi prokurorin dhe kërkoi paligjshmërinë e arrestimit në flagrancë për 3 klientët e tij, Mark Frrokun, Martin Lazrin e Antonio Lazerin dhe kërkoi mos caktimin e asnjë mase sigurimi për ta. Sipas tij, Provinca Franceskane ka një kontratë sipërmarrjeje me kompaninë AML Group, ku është ortak Mark Frroku. Personat e prezantuar si banorë të zonës kanë goditur punonjësit e firmës, të cilët ishin aty për të kryer detyrën.

Nuk qëndron akuza e ngritur, sipas avokatit, për moskallëzim krimi dhe përkrahje të autorit të krimit, pasi ata kanë qëndruar aty dhe kanë dhënë dëshmitë përkatëse. Në seancë, avokati tha se Mark Frroku ka qenë në një lokal dhe është afruar e ka vënë në dispozicion dokumentacionin e nevojshëm që mundëson rrethimin e pronës, bazuar në një leje të lëshuar në tetor të vitit 2022 nga Bashkia e Durrësit.

Artikulli paraprakKulluri: Deputetët e PD-së s’janë votuar për të bërë avokatin e Berishës! Bardhi bën skena qesharake
Artikulli tjetërKoncesinari i “Check-Up” u pagua për shërbime të pakryera në 2022, KLSH: U faturuan mbi 20 mijë raste pa analiza, kosto 37,2 mln lekë