Komisioneri Europian për Zgjerimin thirrje Ramës: Prisni “Venecian” për Kodin Zgjedhor

Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka zmbrapsur Edi Ramën, në lidhje me Kodin Zgjedhor.

Me një status në Twitter, Varhelyi shkruan se, Rama dhe mazhoranca e tij duhet të presin Komisionin e Venecias, ku presidenti ka dërguar ndryshimet e 30 korrikut në Kodin Zgjedhor të miratuar në mënyrë të njëanshme nga Rama.

“Kodi Zgjedhor i Shqipërisë: Kam besim se Komisioni i Venecias do t’i këshillojë së shpejti palët shqiptare për implementimin e ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut.

Parlamenti duhet të marrë në konsideratë të presë për votimin për të llogaritur edhe këtë këshillë. Pres me padurim zgjedhje të lira e të ndershme në prill 2021”, shkruan Komisioneri i Zgjerimit në Twitter.

Artikulli paraprakBasha denoncon shifrën skandaloze: 1.6 milionë euro vetëm për zyrën e Ramës në 2021
Artikulli tjetërDeklarata e fortë e BE kundër Ramës: Parlamenti të mos votojë ndryshimet në Kod para përgjigjes së “Venecias”