Koment për ambasadorët e l…

Mal BERISHA

Një ish-ambasador ç’izolacionist

Edhe pse e kam dashur me zemër punën e diplomatit, sot jam shumë i lumtur që nuk isha në sallën ku u fyen njerëzit më eminentë të shoqërisë shqiptare, ambasadorët, Shkëlqesitë e vendit tim!
Besoj se shprehem në emër të tërë diplomatëve dinjitozë që patën nderin të shërbejnë për hapjen e Shqipërisë dhe nxjerrjen e saj nga izolimi diktatorial, por që u pushuan nga puna nga qeveria e viteve 2013-2017.
Nuk e di sesa e meritojnë atë fyerje që iu bë sot të gjithë ambasadorëve shqiptarë, por vërtetë ndjeva dhimbje, jo pse ne nuk jemi më në këtë shërbim diplomatik, por se vendin tonë e paskan zënë ambasadorë prej leshi, të cilët e paskan ri-izoluar Shqipërinë që ne e hapëm me aq përkushtim.
Zgjohuni të lodhur dhe çlodhuni gjatë ditës ambasadorët e leshit!
Mos harroni asnjëherë, kush ju vuri në ato poste këto katër vjet!
Duroni çdo fyerje që t’ju bëjnë dhe mos pipëtini, pasi keni vetëm një zgjedhje:
Ma mirë Derra të kënaqun sesa Sokratë të vujtun!
Unë për vete pata zgjedhë Sokratin.

Artikulli paraprakPanucci shpall listën e lojtarëve
Artikulli tjetërPiratimi kompjuterik, Shqipëria shkakton dëm 10 milionë USD