Kombëtarja kuqezi zbret sërish në fushë, një rikthim i rëndësishëm për Silvinjon kundër Suedisë

Kombëtarja shqiptare ka zbritur në fushë për të harruar humbjen kundër Kilit.

Shqipëria ka vijuar përgatitjet për miqësoren e dytë të marsit ndaj Suedisë.

Kuqezinjtë zhvilluan një seancë stërvitore në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmës dhe më pas u nisën drejt Stokholmit. Pas dëmtimit të pësuar, portieri Etrit Berisha ka udhëtuar me ekipin dhe gjendja e tij do të monitorohet gjatë gjithë kohës nga stafi mjekësor.

Lojtarët që u aktivizuan titullarë me Kilin, zhvilluan vetëm disa ushtrime fizike dhe pa top. Ndërsa futbollistët që nuk u aktivizuan apo hynë në fushë si zëvendësues, bënë stërvitje më të ngarkuar dhe taktike. Kombëtarja do të mbyllë përgatitjet për sfidën ndaj Suedisë ditën e nesërme, me seancën e fundit stërvitore që do të kryhet në stadiumin e ndeshjes.

Artikulli paraprakPërfitimet e lëngut të domates për shëndetin e zemrës dhe uljen e kolesterolit, ja sa duhet të konsumoni
Artikulli tjetërUdhëhoqi operacionin e NATO-s mbi Beograd, Gjen Clark: Shkëputja e Kosovës u diktua nga veprimet serbe, tani dy vendet të gjejnë rrugën për të ecur përpara