Kokainë e pastër nga Shqipëria në Itali, arrestohen 16 shqiptarë

Një operacion i koduar “Arusha” ka vënë në pranga 16 shqiptarë në Itali, të akuzuar si pjesë e një bande që merrej me trafikimin e drogës. Sipas mediave italiane, organizata trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria në Itali, veçanërisht të llojit kokainë. Gjatë operacionit u sekuestrua 2 kilogramë kokainë, vlera e së cilës përllogaritet në rreth 1 milion euro. Sipas mediave italiane, lënda narkotike ishte fshehur në pyll, ndërsa numri gjithsej i personave të dyshuar është 34. Trafiku i kokainës kryhej nga Rimini dhe Padova në drejtim të Rocca San Giovanni (Chieti). Në aksion u përfshinë edhe helikopterë dhe qenë antidrogë që zhvilluan kërkime në 26 shtëpi.
“Ishte një goditje e madhe e trafikut të drogës në rajonin tonë”, tha prokurori Old Lanciano në konferencë për shtyp. Hetimet ishin të vështira, pasi në rrjetin e shitjes ishin përfshirë edhe italianë. Rol të rëndësishëm në trafik kishin edhe tri gra, dy italiane dhe një shqiptare.
Metoda ishte pak a shumë e njëjtë: në çdo udhëtim dërgohej 250 gramë kokainë. Hetimet nisën në tetor të vitit 2015, pas konfiskimit të 140 gramë kokaine të pastër. Më 20 nëntor 2015 u sekuestruan edhe 1 kg e 60 gramë kokainë në Rimini. Mediat italiane nuk bëjnë me dije emrat e të arrestuarve.

Artikulli paraprakPranga bosit shqiptar të drogës në Itali, shkoi në spital i plagosur
Artikulli tjetërMaskat terror në Shkodër, grabisin 30 milionë lekë në një banesë