“Koherenca ime deri më sot ka qenë absolute, duke besuar fort në atë çka përfaqësoj”/ Bano: Një PD e bashkuar dhe me në krah aleatët strategjik

Pas zërave se po braktis Lulzim Bashën dhe se po negocion me Gazment Bardhin për t’iu bashkuar Rithemelimit, ka reaguar deputetja demokrate Eralda Bano, e cila shprehet se beson te PD të bashkuar por jo në një PD e cila nuk ka në krah aleatët e saj strategjikë.

Në një reagim në Facebook, Bano shkruan se që kur ka nisur rrugëtimin në PD, ka besuar se njerëzore dhe drejtësia duhet të prevalojnë mbi çdo gjë tjetër, ndërsa thekson se partia të cilën qëndron, lejon dialogun dhe shprehjen e mendimit të lirë.

Më poshtë postimi i plotë:

Çdo gje që kam bere në jetën time,
qoftë e mire apo e keqe, e kam bere me një sens moral dhe etik; une jam një shpirt i lirë dhe kush më njeh e di se nuk bëj kompromise me substancën time.

E kam shprehur shumë herë dhe i qendroj fort faktit se ku ka diskutim dhe dialog konstruktiv për të mirën e përgjithshme, ka demokraci.
Falë zotit që partia të cilën unë e quaj shtëpi lejon dialogun dhe shprehjen e mendimit të lirë, sepse në të kundërt do të ofronte të njejtin diskurs politik si partia e qoftëlargut.
Çdo diskutim për funksionimin e brendshëm dhe për proceset në PD i kam ngritur për të mirën e PD dhe për asnjë motiv tjetër kurrësesi.

Që kur kam nisur rrugëtimin tim me Partinë Demokratike të Shqipërisë, kam besuar gjithmonë që vlerat njerëzore dhe drejtësia duhet të prevalojnë në çdo moment.

Jam rritur në një familje nga ato të përndjekurat politikisht dhe shpirti i paraardhësve të mi nuk i fal lehtësisht ato që ai pushtet na ka bërë.

Përgjatë gjithë këtyre viteve vazhdoj ende të besoj se vlerat njerëzore duhet të prevalojnë ndaj çdo aspekti tjetër, qoftë ky personal. Sidomos në momente kur të bërit politikë është kthyer në një pazar i cili rëndon mbi qytetarët.

Për çdo kënd që ka dyshime se ku aderojnë vlerat e mia, di t’ju them se do jenë me të drejtën dhe me partinë e cila gjithmonë ka vendosur vlerat përmbi çdo interes personal.

Thënë kjo, koherenca ime deri më sot ka qenë absolute, duke besuar fort në atë çka përfaqësoj. Unë besoj në një PD të bashkuar por jo në një PD e cila nuk ka në krah aleatët e saj strategjik.
Si përfundim, marrë shkas nga lajmet në media, mesazhi dhe qëndrimi im është tepër i qartë.

E juaja, Eralda

Artikulli paraprakVizita e Blinken në Tiranë, Haklaj: Ka në qendër SPAK-un! Sa herë që vjen një sekretar amerikan i shtetit ka përmbysje të ‘status-quo’-së në vend
Artikulli tjetërVOA: Shqipëri, shoqëria civile shpreh shqetësimin për nivelin e lartë të korrupsionit