Klopp: I telefonova Ferguson në orën 3:30 të mëngjesit

Legjenda e Manchester Unitedit, Sir Alex Feguson, ka thënë se e ka falur trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Kloppin, për telefonatën e tij në orën 3:30 të mëngjesit, pas triumfit të Liverpoolit në garën për titullin e Premierligës.

Pasi ia fitoi Liverpoolit titullin e parë si kampion i Anglisë në 30 vjet, Jurgen Klopp u shpërblye me çmimin Sir Alex Ferguson nga Asociacioni i Trajnerëve të Ligës si trajneri më i mirë i sezonit 2019/20.

Ferguson, që e kishte fituar këtë çmim pesë herë gjatë karrierës së tij, e uroi Kloppin për triumfin e tij, përderisa e zbuloi edhe një telefonatë në orët e hershme të mëngjesit, pasi Liverpooli ishte shpallur kampion muajin e kaluar.

“Jurgen, fantastik! Ne flasim se si Leeds i ka kaluar 16 vjet në Championship, por Liverpooli, 30 vjet që nga triumfi i fundit në ligë… e mrekullueshme”, tha ish-trajneri i Manchester Unitedit.

“Ti e meriton plotësisht, mirëpo niveli i paraqitjeve të skuadrës tënde ka qenë i jashtëzakonshëm. Personaliteti yt e ka kapluar të gjithë klubin, ishte një sezon i mrekullueshëm”.

“Do të të fal që më zgjove në orën 3:30 të mëngjesit për të më treguar që e keni fituar ligën! Faleminderit, por gjithsesi, e merituat. Ju lumtë”.

Liverpooli e mbylli sezonin 2019/20 me 99 pikë të grumbulluara, 18 më shumë sesa rivali më i afërt, Manchester Cityt.

Artikulli paraprakItalia, paketë të re për turizmin, bonus për konsumatorët dhe restorantet, mbështetje për bujqësinë
Artikulli tjetërBuffon: M’i vodhën dy tituj të Serisë A, por e arrita qëllimin