Kina dhe Rusia: Aleancë ushtarake? Jo edhe aq me ngut

Bashkëpunimi luftarak midis Kinës dhe Rusisë është i thellë dhe anormal për vende joformalisht aleatë. Të dy vendet e përdorin njëri tjetrin për t’u mbrojtur nga sulmi amerikan. Ama asnjëri nuk i beson vërtet tjetrit. Rivaliteti do të rishfaqet.

Gjatë vizitës së Xi Jinping në Moskë në qershorin e 2019, Rusia dhe Kina e kanë rritur përshkrimin e marrëdhënieve bilaterale në nivelin e «partenaritetit strategjik të përgjithshëm në një erë të re». Çdo fjalë është e ngarkuar me domethënie të rëndësishme. Strategjik nënvizon një investim të fortë në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes. Të përgjithshëm fikson rrezen e bashkëpunimit. Partneritetit do të thotë se nuk kemi të bëjmë me një aleancë. Kurse shprehja erë e re i është shtuar diçiturës së mëparshme për të nënvizuar konfrontimin në rritje Shtete të Bashkuara – Kinë dhe Shtete të Bashkuara – Rusi pasi Donald Trump i ka identifikuar të dy vendet si kundërshtarë strategjikë të të njëjtit nivel të Amerikës. Si të deshifrohet ky nivel i ri? Raporti kino – rus bazohet mbi karakteristikat e mëposhtme:

A) Një formë relativisht e qëndrueshme angazhimi strategjik. Është një karakteristikë me rëndësi të madhe për Kinën dhe Rusinë. Termi angazhim fikson formën dhe thelbin e ndërveprimit bilateral. Shpreh si dëshirën, ashtu edhe nevojën e vendeve për t’u kërkuar reciprokisht në politikën ndërkombëtare. Përjashton mundësinë dhe qëllimin e evoluimit të marrëdheniëes në një aleancë ushtarake. Me këtë kornizë, secili vend kërkon mundësi për të bashkëpunuar, ama duket shmangur që t’i lidhë duart kur është në gjendje të veprojë lirisht. Në vitet e fundit, për shkak të rritjes së presionit amerikan, shpesh është folur në Kinë për ta evoluar angazhimin në kuazialeancë, gjë që do të sillte një rritje të zgjidhjeve të sigurisë dhe mbrojtëse të drejtuara kundër Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, ky zhvillim zyrtarisht ka qenë refuzuar, gjithmonë për të ruajtur hapësirë të mjaftueshme manovrimi në rast mosmarrëveshjeje kundrejt një vendi të tretë. Ndërkohë, të dyja palët kanë rëndë dakord që të mos i vënë një tavan bashkëpunimit reciprok.

B) Mungesa e problemeve të mëdha dhe evidente. Një partneritet i përgjithshëm strategjik logjikisht nuk mund të ndiqet në rast se ekziston një mosmarrëveshje e papajtueshme midis interesave themelore respektive. Për shembull, grindjet e Kinës me fqinjët e saj shpesh janë shkaktuar nga pretendime territoriale. Fatmirësisht, Pekini dhe Moska e kanë zgjidhur të tyrin në 2008, me marrëveshjen lidhur me ishullin Heixiazi. Tani asnjë pengesë e pakalueshme duket se rëndon mbi marrëveshjen bilaterale.

C) Kërcënime të përbashkëta. Të dyja vendet kanl armiq të fuqishëm që paraqesin sfida të përbashkëta. Thellimi i raportit kino – rus ndjek rregullin e thjeshtë e armikut të armikut tim.

D) Interesa strategjike reciproke në çështjet botërore. Pekini dhe Moska kanl një ide të ngjashme sesi duhet të jetë në të ardhmen rendi botëror, i mbështetur mbi një koncert të fuqive dhe mbi një multipolarizëm që që u jep atyre rang parësor në hierarkinë e aktorëve globalë. Edhe pozicionet respektive mbi shumë dosje u përputhen. Në Lindjen e Largme, të dyja kërkojnë që të ruajnë rendin e dalë nga Lufta e Dytë Botërore, duke e marxhinalizuar Japoninë dhe duke mbrojtur Korenë e Veriut. Në Europë, të dyja janë kundër zgjerimit të NATO-s dhe dislokimit të armëve ofensive amerikane në periferinë e Rusisë. Në Kombet e Bashkuara, Pekini mbështet pozicionin e Moskës në Siri dhe Moska nga ana e saj mbështet parimin e «një Kine të vetme» me Tajvanin dhe Hong Kongun.

E) Një bashkëpunim bilateral i qëndrueshëm dhe i instituconalizuar. Bëhet fjalë për një tregues konkret të çdo partneriteti strategjik. Në fakt, vizitat pasojnë njëra tjetrën me frekuencë të pazakontë. Në periudhën 2018 – 2019 Xi Jinping dhe Vladimir Putin janë takuar më shumë se një dyzinë herësh, midis të cilave 4 vizita shtetërore formale. Mund të deduktohet thellësia e lidhjeve personale nga një anekdotë: Presidenti rus rrallë konsumon verë, por çdo herë që takon homologun kinez pi shumë, sidomos kur në mes ka ndonjë ditëlindje. Pekini e ndihmon Moskën në një moment izolimi diplomatik dhe ekonomik pas krizës ukrainase dhe kjo e fundit rreshtohet përkrah të parës në luftën tregtare amerikane kundër botës.

Në terma gjeostrategjikë, partneriteti kino – rus i sjell benefite të mëdha të dyja vendeve, që po konfrontohen me kërcënime të rënda ndaj sigurisë. Moskës i mundëson të përqëndrohet mbi Europën dhe Lindjen e Mesme, duke dislokuar një numër minimal ushtarësh në Lindje të Largme, operacion tri herë më i kushtueshëm nga sa nuk është në Kontinentin e Vjetër. Pekinit i mundëson që të çlirohet nga frika e një pushtimi tokësro nga veriu për herë të parë nga viti 1000. Ushtria Popullore Çlirimtare mund të përqëndrohet kështu në anën lindore, prioritare për Kinën në rastin kur i duhet të përgatisë një luftë, sidomos në dete dhe kundër Tajvanit.

Partenariteti kino – rus është një martesë konvenience? Kështu mendon shumica e analistëve perëndimorë, të gatshëm qysh nga fillimi i viteve ’90 që të nënvizojnë aspektet negative të raportit. Kjo shprehje kap në pjesën më të madhe anën e errët të marrëdhënies që në të ardhmen mund të gjenerojë paqartësi të ndryshme midis Moskës dhe Pekinit. Nuk është rastësi që partneriteti është ndalur shumë përpara nivelit të aleancës. Nuk mungojnë arsyet për ta konsideruar të justifikuar idenë e martesës për konveniencë. Po listojmë disa.

A) Mungesë themeli ideologjik. Aleanca perëndimore është e qëndrueshme sepse mbështetet mbi në sistem vlerash të përbashkëta: demokracinë liberale. Nuk gjendet një i ngjashëm në partneritetin kino – rus. Bazamenti ideal i përbashkët është nacionalizmi, por në perspektivë mund të çojë në një përplasje. Për shembull, ngjitja e populizmit në Rusi ka ushqyer një pozicion antikinez në inteligjencën ruse.

B) Konflikte interesash reale dhe potenciale. Megjithëse të dy vendet nuk janë të ndarë nga pengesa të mëdha momentalisht, kjo nuk do të thotë se ato nuk ekzistojnë apo se nuk mund të paraqiten në të ardhmen. Disa deri strukturore. Lindja e Largme e shpopulluar ruse është në fakt e prekshme prej emigrimit nga jashtë. Kinezët kanë hyrë masivisht në këto rajone për arsye zhvillimi ekonomik. Pavarësisht se për Rusinë nuk është e keqe për gjithçka dhe në gjithçka dhe të dyja palët vendosin kufizime ndaj numrit të punëtorëve kinezë, vetëm hendeku demografik në të dyja anët e kufirit paraqet probleme potenciale për Moskën. Kontrollimi i emigracionit është një sfidë për të gjithë bitën. Veç kësaj, Rusia i shet armë vendeve armike të Kinës, si Indisë dhe Vietnamit, që mund t’i përdorin nëndetëset “Kilo” për të nxjerrë jashtë përdorimit aeroplanmbajtëset e Pekinit që operojnë në Oqeanin Indian apo në Detin e Kinës Jugore. Edhe marrëveshjet petrolifere ruso – vietnameze i sfidojnë interesat themelore kineze. Republika Popullore mund të ketë vendosur të ushtrojë një shkallë të caktuar tolerance strategjike lidhur me shkeljen nga ana e Rusisë e interesave të veta për ta mbajtur të bashkuar frontin antiamerikan. Por gjestet e Moskës nuk kalojnë pa u vënë re nga klasa drejtuese kineze.

C) Mosbesim historik. Marrëdhëniet kino – ruse kanë njohur ulje-ngritje të ndryshme, nga aleatë të ngushtë në armiq të betuar, nga fqinj normalë në partnerë strategjikë. Por një gjë nuk ka ndryshuar: kujtesat kolektive takimeve të papëlqyeshme historike. Pekini nuk e ka harruar se Rusia ka aneksuar pjesë të mëdha territori në epokën e vonshme Cing dhe se më vonë ushtarët sovjetikë kanë përdhunuar gra kineze dhe vjedhur prona gjatë pushtimit të Veri – Lindjes në periudhën 1945 – 1947. Kurse rusët nuk e kanë përtypur akoma mbështetjen e Republikës Popullore ndaj Shteteve të Bashkuara në gjysmën e dytë e Luftës së Ftohtë, pasi e ndjejnë se historia mund ti përsëritet.

D) Rivalitete aktuale dhe potenciale. Rivaliteti është natyral dhe i pashmangshëm në lojën e madhe gjeostrategjike botërore midis fuqive të mëdha, sidomos kur këto ndajnë kufij me njëra tjetrën. Tani që raportet e forcës janë fuqimisht të zhbalancuara dhe njëra ka nevojë për tjetrën, rivaliteti mund të mbesë i fshehur. Ama nuk mund të mbesë i tillë përgjithmonë. Edhe sot, duhen apo jo, të dyja konkurrojnë në zona që secila i konsideron të ndjeshme. Për shembull, Azia Qendrore është në sferën e influencës ruse dhe Pekini në mënyrë të përsëritur i ka garantuar Moskës se ia respekton rolin special, sidomos në terma të kontrollit gjeopolitik nëpërmjet strukturave të Komunitetit të Shteteve të Pavarura. Megjithatë, është e qartë se penetrimi kinez në rajon do ta ndryshojë ekuilibrin, edhe pse influenca ekonomike gradualisht është zgjeruar tek politika dhe tek siguria. Rusia mund të jetë e preokupuar.

E) Limite tregtarë. James Carville, strategu elektoral i Bill Clinton, dikur thoshte: «Është ekonomia, budalla». Dhe është pikërisht kjo që Rusia nuk ia ofron Kinës: Moska i jep pajisje ushtarake, energji, lëndë të para në shkëmbim të investimeve, mallra konsumi dhe produkte të teknologjisë së lartë. Për Pekinin, Rusia është ende jashtë strukturave ekonomike rajonale e globale. Politikat tregtare e gërryejnë komplmentaritetin. Shkëmbimi prej 90 miliard dollarësh në 2018 ka qenë vetëm 2% e tregtisë kineze me botën (11% për Rusinë), një vëllim i ngjashëm me atë të Singaporit. Investimet janë me kahje unike: 1.5 miliard në 2017 nga Kina, për një total prej 13.5 miliardësh. Asimetria ekonomike ruse jo vetëm që e pa penguar tregtinë dhe investimet që të shërbejnë si spirancë tek e cila të varet raporti bilateral, por ka injektuar edhe elementë negativë.

Nga ana e Uashingtonit, faktori vendimtar ka qenë identifikimi i Moskës dhe i Pekinit si kundërshtarë parësorë strategjikë, ka mundësi ndjekur nga rikuperimi i disa taktikave të frenimit tipike të Luftës së Ftohtë. Impulsi amerikan logjikisht e ka shtyrë akoma më afër Kinën dhe Rusinë dhe ia ka orientuar partneritetin në drejtimin antiamerikan. E gjitha kjo të kujton shumë trekëndëshin strategjik e Luftës së Ftohtë. Por kësaj radhe angazhimi është ndryshe dhe nëse formula “dy kundër njërit” është ajo fituesja si në të kaluarën, do të ketë një impakt gjeostrategjik të ngjashëm, anipse jo me të njëjtin intensitet. Gjithsesi, bota do të hyjë në një periudhë rivalitetesh në rritje midis fuqive të mëdha me një paqartësi më të madhe lidhur me aftësinë e menaxhimit të konflikteve.

Sipas Harry Harding, trekëndëshi strategjik i referohet konceptualisht një situate ku tri fuqitë e mëdha janë mjaftueshmërisht të rëndësishme njëra për tjetrën, në pikën ku një ndryshim në marrëdhënien midis dy prej tyre ka një impakt serioz lidhur me interesat e së tretës. Sa më i madh është impakti, konkret apo potencial, aq më e madhe është magnituda e tërmetit. Rrallë raportet e forcës midis palëve janë baraz në terma ekonomikë dhe politikë. Pabarazia shpesh përcakton rezultatin e riangazhimit konstant midis lojtarëve. Për pasojë, trekëndëshi është asimetrik, më një palë dominuese. Në atë midis Pekinit, Uashingtonit dhe Moskës, Shtetet e Bashkuara janë çerniera dhe diktojnë drejtimin e ndryshimeve të ndërveprimeve trilaterale. Dhe është pikërisht kjo që e shkakton afrimin midis dy të tjerave, që mund ta përmbysin ekuacionin e forcës.

Për pjesën më të madhe e pasLuftës së Ftohtë, Kina ka zënë një pozicion relativisht beninj, duke përfituar njëlloj prej raporteve me dy aktorët e tjerë. Megjithatë sot përmirësimi i marrëdhënieve kino – ruse çiftëzohet me përkeqësimin e atyre kino – amerikane. Trekëndëshi është transformuar: Kina dhe Rusia janë rreshtuar për t’i bërë front të përbashkët bashkëpresionit në rritje të hapësirës respektive strategjike nga ana amerikane. Është një refleks i evolucioneve gjeostrategjike në Eurazi: rënia e Bashkimit Sovjetik e ka eliminuar shkakun themelor e konfrontimit midis Moskës dhe Pekinit; kriza ukrainase ka përkeqësuar marrëdhëniet Rusi – NATO; varësia ekonomike ruse nga Kina është bërë kronike; mbi të gjitha ngjitja e Republikës Popullore të Kinës dhe rënia relative e superioritetit amerikan në Indo – Paqësor e ka ristrukturar botën dhe rendin rajonal. Unilateralizmi i Trump dhe diplomacia këmbëngulëse e Xi e kanë çuar Kinën dhe Shtetet e Bashkuara që të përplasen drejtpërsëdrejti, duke e çuar rivalitetin në një nivel thuqididas. Moska dhe Pekini bëjnë natyrshëm skuadër për të kompensuar ofensivën amerikane kundër interesave të tyre jetike. Një skenar që do të mbetet për shumë kohë qendror në politikën e fuqisë botërore.

Ky realitet ngre pikëpyetje të ndryshme. Parasëgjithash nëse vendimi i Shteteve të Bashkuara për t’u lëshuar njëkohësisht kundër ushtrisë së dytë e të tretë dhe ekonomisë së dytë të botës është apo jo zgjedhje e arsyeshme. Niveli i preponderimit të Amerikës ulet teksa rritet antipatia ndaj dy fuqive të tjera. Në kohë kjo tendencë do t’i hapë rrugë ekuacioneve të reja të forcës në disfavor të Shteteve të Bashkuara (në terma relativë), por nuk e dimë sea kohë do të duhet. Henry Kissinger ka bërë një vlerësim realist dhe në fillim të administratës Trump e ka këshilluar Presidentin që të regullojë raportet me Putinin në mënyrë që ta lehtësojë kuazialeancën kino – ruse, duke theksuar se kjo ishte në interesin amerikan. Hapjet këmbëngulëse e Trump ndaj Putinit mund të jenë një refleks i këtij mendimi strategjik. Ironikisht, konfliktet strukturore të interesit midis Kinës e Shteteve të Bashkuara dhe armiqësia e thellë amerikan ndaj Rusisë e kanë penguar Shtëpinë e Bardhë që të ndikojë në mënyrë domethënëse dhe të rregullojë trekëndëshin e zhbalanacuar.

Analiza e rishfaqjes sl trekëndëshit strategjik duhet edhe të vlerësojë anën tjetër e medaljes. As Rusia, as Kina nuk kanë dëshirë që të formojnë një aleancë strategjike kundër Shteteve të Bashkuara. Vëllimi tregtar kino – rus është vetën një fraksion i atij kino – amerikan. Për më tepër, Kina dhe Rusia kanë vizione të ndryshme të sistemit aktual botëror. Moska shpreson që ta përmbysë, duke qenë një fuqi e pakënaqur dhe revizioniste. Pekini dëshiron t’i shënjestrojë më mirë komponenten e padrejtë e të papërshtatshëm, pasi nga ajo nxjerr përfitim të madh. Skema “dy kundër njërit” mund të mos jetë aspak e besueshme. Çdo herë që uashingtoni tenton të rirregullojë marrëdhëniet me Rusinë, Moska është e gatshme të hidhet në krahët e amerikanëve. Në rast se Amerika do t’i zgjaste një degë ulliri, edhe Pekini nuk do të sillej shumë ndryshe.

Për Kinën dhe Rusinë presioni amerikan është në thelb një fakt ushtarak. Kështu, Moska dhe Pekini pajisen me një strategji të përbashkët për të kompensuar ofensivën e Uashingtonit dhe përshpejtojnë riarmatimin e brendshëm. Nuk ka dyshim se bashkëpunimi ushtarak kino – rus është aq thellë i rrënjosur sa që e bën të kotë përshkrimin e marteses për konveniencë. Fakti që sot forcat e armatosura respektive kryejnë manovra të rregullta vjetore nuk e tërheq më vëmendjen botërore. Sërish është rritja konstante e sofistikimit të këtyre manovrave që e tejkalojnë shumë ndërveprimin normal midis dy vendeve që nuk kanë aleancë ushtarake të përbashkët. Për shembull, të dy Marinat kanë inkorporuar luftën nënujore në manovrat vjetore dhe duhet të ndajnë kështu kode dhe kanale komunikimi tejet sekrete. Veç kësaj, këto operacione kanë si objektivë kundërshtarë në kontekste detare specifike. Nga viti 2017, Ushtria Popullore Çlirimtare dërgon trupa të zgjedhura në nivel brigade në manovra në Rusi. Qartazi ushtria nuk e konsideron më pjesëmarrjen e saj një simbol të bashkëpunimit ushtarak, por një mjet për të rafinuar kapacitetin reagues në skenarë luftarakë të paracaktuar. Pas tri dekadash, bashkëpunimi kino – rus ka arritur një thellësi të panjohur me ndërveprimet në sektorë të tjerë.

Shkëmbimet e para ushtarake midis dy vendeve qenë të shënuara nga faktorë thjesht konvenience, si furnizimet me armë ruse kinezëve. Për Moskën shitja emjeteve të përparuara si avionët SU-27 një vendi ende armiqësor ishte një një zgjedhje e detyruar për të shpëtuar industrinë e mbrojtjes nga falimentimi. Për Pekinin, blerja e avionëve të gjeneratës së katërt dhe anijeve moderne e reduktonte ndjeshëm hendekun luftarak me kundërshtarë si Tajvani, që blinte F-16 nga Shtetet e Bashkuara. Furnizimet u shërbenin edhe interesave specifike: kryerjes së inxhinierisë inverse; mbushje e hendekut më të dukshëm në përgatitjen për një luftë kundër fuqive tejet teknologjike; përmirësim i kapacitetit reagues për njësitë sulmuese në rast lufte të kufizuar rajonale. Sigurisht, rusëve u vinte për mbarë valuta kineze në kohë krize financiare. Ama gjëja më e rëndësishme është se shitja e armatimeve ishte një mjet për influencimin e marrëdhënieve bilaterale.

Sot industria luftarake ruse vazhdon të zhvillojë funksionet e djeshme, por këto të fundit zënë një pjesë tashmë të parëndësishme të raporteve ushtarake. Programet e përbashkëta e kërkimit dhe zhvillimit kanë marrë pozicione mbizotëruese. Në dy vitet e fundit, Rusia dhe Kina kanë njoftuar se do të bashkëpunojnë në sektorë kyç si sistemet terminalë të drejtimit për raketat balistike ndërkontinentale; sistemet e mbrojtjes antiraketë kombëtare dhe të teatrit; radarët paralarmues; forma lufte elektronike. Lista mund të vazhdojë gjatë. Thellimi i bashkëpunimit ushtarak nuk duhet marrë aspak për të mirëqenë në sfondin e mosbesimit rezistues reciprok. Në sektorë të rëndësishëm të mbrojtjes mund të asistohet në konflikte të rinovuara interesi.

I pari, ushtarakët rusë ndjejnë mëri ndaj kinezëve për shkak të inxhinierisë inverse mbi teknologjinë e tyre luftarake. I dyti, pavarësisht përpjekjeve, nuk ka shumë hapësirë për të rritur aktivitetet e kërkimit e zhvillimit përtej nivelit aktual, që është relativisht i ulët po të krahasohet me nga sa bën NATO. I treti, Kina zgjerohet duke shitur armatime në tregje tradicionalisht të kompetencës ruse; herët a vonë, industritë respektive luftarake do të vihen në konkurrencë. I katërti, muaji i mjaltit i shitjes së armëve po mbaron, pasi Kina i ka fuqizuar dhe me shumë kapacitetet e kërkimit e zhvillimit dhe prodhimin e saj.

Nëqoftëse partneriteti strategjik kino – rus është një martesë konvenience dhe nëqoftëse është e vërtetë se përshkruhet kështu nga vitet ‘90, është interesante të pyetet se pse ka zgjatur kaq shumë. Faktikisht nxjerr zbuluar idenë e përhapur se një raport i ngjashëm është i destinuar që të shpërbëhet lehtësisht, duke qenë i ngritur vetëm mbi interesa të përbashkëta që si të tilla ndryshojnë vazhdimisht. Karakteri jetëgjatë i marrëdhënies mund të shpjegohet në mënyra të ndryshme. Kërcënimet e jashtme dhe presionet nga ana e Perëndimit zgjasin. Fitimi është ende më i madh se humbja për të dyja palët: për shembull, pavarësisht se shkëmbimi tregtar është relativisht i reduktuar, tregu kinez është për rusët po aq i rëndësishëm se ai europian për eksportimin e energjisë. Së fundi, por jo prej rëndësisë, lidhjet jetëgjata personale midis drejtuesve kinezë dhe atyre kinezë e kanë çimentuar raportin. Gjithsesi, mbesin hapur tri dilema. E para, nëse në perspektivë do të rishfaqet një rivalitet ndonjë rivalitet i egër midis Kinës dhe Rusisë për shkak të konflikteve të pazgjidhshme të interesit dhe të një mosbesimi të ngulitur thellë. E dyta, nëse një martese konvenience mund të zgjasl edhe nl prani të kushteve të sapopërmendura. E treta, nëse kontradiktat e lidhura me dy dilemat e para mund të jenë të pajtueshme.

(You Ji është Profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Shefi i Departamentit të Qeverisjes dhe Administratës Publike në Universitetin e Macao)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Artikulli paraprakNjë lajm i mirë më në fund nga Italia
Artikulli tjetërShkencëtarët australianë: Sistemi imunitar i njeriut është në gjendje të luftojë COVID-19