Kim Mehmeti: Ka nisur beteja mes qytetarëve dhe barbarëve në Shqipëri

Çfarë po ndodh në Shqipëri ditët e fundit, për shkrimtarin dhe publicistin Kim Mehmeti është një luftë mes qytetarisë dhe barbarisë.

“Në Shqipëri që nga sot edhe zyrtarisht ka filluar lufta e pa kompromis mes qytetarisë së prirë nga artistët shqiptarë dhe barbarisë, të kryesuar nga Piktori dhe ‘Rilindësit’ e tij.

Dhe asnjëra palë nuk do mund ta fshehë dështimin e vet. Nëse mbi rrënojat e Teatrit Kombëtarë do ndërtohet godina e re e Teatrit Antikombëtarë, ajo ngrehinë do jetë përmendore e fitores së barbarisë!

E nëse mbi gërmadhat e Teatrit të deridjeshëm Kombëtarë do rindërtohet godina e deridjeshme e tij ashtu siç ishte, kjo do jetë përmendore e fitores së qytetarisë shqiptare.

Pra Tirana e sotme ka dy zgjidhje: o do e rikthejë fytyrën e bukur të saj dhe kujtesën për të shkuarën e lavdishme teatrore, o do bëhet me dy piramidat të tragjedisë dhe turpit të vet – atë të Enverit dhe këtë të renë të Piktorit!”, shprehet Mehmeti.

Artikulli paraprakMesazhi mbështetës i Presidentit të PPE-së, Basha: Mirënjohje për mbështetjen e Shqipërisë dhe PD
Artikulli tjetërBasha: Eshtë fillimi i fundit të Tiranisë, me qytetarët kudo ku ka protesta