Ketamina mund të ndihmojë në trajtimin e migrenës

Një raport nga NHS ka treguar se 20 për qind e grave në Mbretërinë e Bashkuar janë të prekura nga migrena disa herë në javë.

Simptomat e migrenës përfshijnë dhimbje të mëdha të kokës, marramendje dhe dhimbje tjera të ndryshme të cilat e bëjnë të vështirë shkuarjen në punë dhe kryerjen e detyrave të ndryshme.

Në fakt, sipas disa statistikave, një në pesë gra e kanë humbur punën e tyre për shkak të migrenës.

Migrena kryesisht trajtohet duke u shtrirë në një dhomë krejtësisht të errët dhe duke përdorur ibuprofen, por raportet e fundit tregojnë se personat e prekur me migrenë mund të trajtohen me një dozë të ketaminës për t’i larguar dhimbjet.

Ketamina është anestezik i përgjithshëm i fuqishëm i cili ndihmon në ndaljen e dhimbjeve dhe përdoret gjatë operacioneve në njerëz dhe në kafshë.

Ekipi i hulumtuesve nga SHBA ka treguar se doza të vogla të ketaminës mund të shërbejnë si mënyrë për ndaljen e dhimbjeve të mëdha të kokës.

Artikulli paraprak“Edi Rama i Mallakastrës mashtroi sërish sot”, Bardhi: Çfarë i kujton 25 Shkurti 2000?
Artikulli tjetërUshqimi pikant përkeqëson çrregullimet e ankthit