Këshilltari politik gjerman: Rama derdh lot krokodili për Thaçin e Veselin, ka bërë pakt me Vuçiçin

Martin Henze, këshilltari politik gjerman në partinë e Angela Merkel, CDU, ka komentuar reagimet e liderëve të politikës shqiptare lidhur me thirrjen nga Gjykata Speciale të Presidentit të Kosvës, Hashim Thaçi dhe kreut të LDK, Kadri Veseli.

Në një postim në Twitter Henze shkruan se Presidenti Ilir Meta dhe lideri i opozitës Basha janë të besuesëm në ato që thonë, ndërsa Rama ka bërë pakt me armikun e shqiptarëve, Vuçiçin, ndaj ato sot derdh lot krokodili për Thaçin e Veselin.

“Presidenti Meta dhe lideri i opozitës Basha, siç e shohim ne evropianët, janë të besueshëm. Rama ka bërë një pakt me armikun e shqiptarëve, Vuçiç, ai do të tregojë sot lotët e një krokodili, por ai vepron ndryshe”,- shkruan Henze në postimin e tij.

Artikulli paraprakProkurori që akuzon Thaçin, i emëruar nga Trump
Artikulli tjetërNismëtari i raportit të Dick Marty-t, kryesues i deputetëve rusë në KE