Kërcet arma në Shkodër, plagosen dy vëllezër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fshatin e Ri, Njësia Administrative Rrethinat, Shkodër ku dy persona kanë mbetur të plagosur. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në fshatin Mes, ndërsa të plagosur kanë mbetur dy vëllezër.

Njëri nga vëllezërit është plagosur me armë zjarri ndërsa tjetri është goditur me sende të forta.

Vëllezërit Lad dhe Ilir Gruda, 34 dhe 41 vjeç, janë konfliktuar për çështje pronësie me shtetasin Xhevahir Fikaj.

Xhevahir Fikaj dhunoi Lad Grudën me sende të forta dhe plagosi me pistoletë vëllain e tij, Ilir Gruda.

Njoftimi i policisë

Më datë 08.09.2021, rreth orës 09:15 në Fshatin e Ri, Njësia Administrative Rrethinat,  Shkodër, gjatë një konflikti fizik për motive pronësie, është dëmtuar me sende të forta shtetasi Lad Gruda, 34 vjeç.

Konflikti është përshkallëzuar më tej ku shtetasi Xhevahir Fikaj, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Ilir Gruda, 41 vjeç, vëllain e 34-vjeçarit, të cilët janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.

Artikulli paraprakHiqet pllaka përkujtimore e Musine Kokalarit!
Artikulli tjetërDhoma Amerikane e Tregtisë: Bie besimi i biznesit në Shqipëri, niveli më i ulët që nga viti 2012