Kërcënimi i Vuçiç

Presidenti i Serbisë kërcënon me dërgimin e ushtrisë në veri të Kosovës. Kurse kryeministri i Serbisë thotë se, ai që dërguan qe tren dhe jo tank. Një tren pasagjerësh shkaktoi një pikë të re të ulët në marrëdhëniet gjithsesi jo të mira midis Serbisë dhe Kosovës. Policë shqiptarë e ndaluan në kufi, trenin që kishte nisur Serbia nga Beogradi për në Kosovë.
Pas kësaj, të dielën (15.01.) presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç kërcënoi me dërgimin e ushtrisë. “Ne do të dërgojmë ushtrinë, për t’i mbrojtur serbët nga masakra potenciale ndaj tyre”, tha presidenti Tomislav Nikoliç pas një mbledhjeje të Këshillit Kombëtar të Sigurisë. “Po të vriten serbët, ne do të dërgojmë ushtrinë”.
Pas gati dy dekadash pas luftës, Serbia e dërgoi trenin në veri të Kosovës, ku minoriteti serb është shumicë lokale. Por treni i blerë nga Rusia ishte i ngarkuar me shumë simbole të diskutueshme. Kështu ai qe zbukuruar me fotografi nga afresket e manastireve serbe në Kosovë. Në shumë gjuhë – edhe në shqip – në tren mund të lexoje: “Kosova është Serbi”. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi foli për një provokim dhe kërkoi nga forcat e sigurisë që ta ndalojnë trenin.

Artikulli paraprak“Për pak shpërtheu lufta për shkak të trenit”
Artikulli tjetërVotimi elektronik, kusht për zgjedhjet