Kërcënimet e Vuçiç/ Ambasadori Hovenier: Aleanca më e suksesshme në histori është këtu, qytetarët të mos “mbesin pa gjumë “

Ambasadori i SHBA në Kosovvë, Jeff Hovenier i është përgjigjur deklaratës së presidentit të Sërbisë, Aleksandër Vuçiç pak ditë më parë.

 

Hovenier u shpreh se qytetarët nuk duhet të shqetësohen nga ky kërcënim, pasi Aleanca më e suksesshme në histori është prezente në Kosovë.

SHBA ka qëndruar fuqishëm për paqen e njerëzve në Kosovës. Mund të them që jemi të përkushtuar për sigurinë e Kosovës. Ne nuk e humbim gjumin natën duke u shqetësuar për atë kërcënim sepse ne besojmë që NATO është e gatshme dhe e përgatitur. Dhe nuk mendoj që as njerëzit e Kosovës duhet të mbesim pa gjumë sepse aleanca ushtarake më e suksesshme në histori ka një prezencë të fuqishme dhe është e gatshme të bëjë atë që është e nevojshme,” tha Hovenier.

Artikulli paraprakPoli Hoxha: Si po bashkëpunon Rithemelimi me Ramën!
Artikulli tjetër“FBI është këtu, mbështesim SPAK”/ Ndihmës Sekretari Tod Robinson: Do të vazhdojmë me ‘non grata’ për të korruptuarit